Fillimi LajmeAmbasadori francez largohet nga Nigeri

Ambasadori francez largohet nga Nigeri

nga Shekulli Agency

Ambasadori i Francës në Niger, Sylvain Itte, është larguar nga vendi i Afrikës Perëndimore.

Siç raporton ‘Le Figaro’, avioni me ambasadorin francez dhe gjashtë persona të tjerë u largua nga Nigeri herët në mëngjes.

Largimi i ambasadorit Itte vjen rreth një muaj pasi sundimtarët ushtarakë të Nigerit urdhëruan dëbimin e tij në fund të muajit gusht.

Parisi kishte refuzuar ta tërheq atë për javë të tëra, pavarësisht tërheqjes së imunitetit të tij diplomatik dhe vizës.

Të dielën në mbrëmje, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi vendimin për tërheqjen e ambasadorit dhe trupave franceze nga Nigeri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies