Stambolli: Jo vetëm qyteti i vjetër por edhe zonë strategjike

Sulmi terrorist në Stamboll, në lagjen historike të Sulltanahmetit, goditi ish-amfiteatrin bizantin, pranë Shën-Sofisë dhe Xhamisë Blu, dy monumentet më të vizituara të qytetit më të madh të Turqisë.

istanbul-111-35446Kjo lagje shtrihet në bregun evropian të Stambollit, qyteti i vjetër i klasifikuar nga UNESCO në Trashëgiminë Botërore, rigrupon zonat historike të periudhave të perandorive romake, bizantine dhe osmane.

E ndërtuar në shekullin II gjatë sundimit të perandorit romak Septimius Severius, më pas e zgjeruar në 324 nga Kostandini i Madh, amfiteatri, qendër e rëndësishme e ish-Kostandinopojës është tashmë një shëtitore e gjatë. Tre kolonat, obelisku i Teodosit I, kolona e gjarprit dhe kolona e Kostandinit dëshmojnë lavdinë e së kaluarës së këtyre vendeve që shtrihen në sheshin Sulltanahmet.

Përgjatë këtij sheshi shtrihet Shën-Sofia dhe Xhamia Blu, dy ndërtesa madhështore që reflektojnë diversitetin e trashëgimisë së një qyteti, gërshetuar bukur midis lindjes dhe perëndimit.

Brigjet e Bosforit zbukurojnë gjithashtu pallatin e spikatur osman si pallati Topkapi.

Vepër e rëndësishme arkitektonike e ndërtuar në shekullin e VI në hyrje të ngushticës së Bosforit dhe të Bririt të Artë, kisha Shën-Sofi ku janë kurorëzuar perandorët bizantinë u shndërrua në xhami në shekullin XV pas marrjes së Stambollit nga osmanët në vitin 1453.

Shekulli Agency

 

Shekulli Agency