Gjatë një njoftimi të jashtëzakonshëm për media, stafi i Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë deklaroi se është konfirmuar personi i nëntë i infektuar me koronavirus (Covid-19) në vend.
Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, një person tjetër është konfirmuar me koronavirusin e ri, që do të thotë se nëntë persona të sëmurë janë konfirmuar deri më tani në Kroaci.
Ky është një shofer që kishte shkuar për mallra në zonat e prekura të Italisë.
Të gjitha rastet e konfirmuara me Covid-19 deri më tani gjenden në Klinikën për sëmundje infektive në Zagreb dhe Rijekë.