Mbahet dita e dytë e simpoziumit “Mehmet Akif Ersoy në vendlindje”

Ekspozita në fjalë përmban foto dhe dokumente nga jeta dhe veprimtaria e Mehmet Akif Ersoy-t, ku dhe ka ngjallur një interes të lartë nga studiuesit vendas dhe të huaj

mehmetMbahet sot dita e dytë e simpoziumit me temë: “Mehmet Akif Ersoy në vendlindje” i organizuar nga Shoqata Alternativa e së Ardhmes “Alsar” në bashkëpunim me Bashkësinë e Sindikatave Arsimore “Eğitim-Bir-Sen”.

Programi i ditës së dytë të simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, si ”Mehmet Akifi dhe Rajoni i Ballkanit”, “Poezia, Arti dhe Estetika e Mehmet Akif Ersoy-t” dhe ”Arsimi, Rinia dhe Modernizimi i Mehmet Akif Ersoy-t”.

Programi i gjithë simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, ku secili sesion ka patur disa nëntema, ku referuan profesorë, akademikë, studiues e historianë të njohur nga rajoni i Ballkanit dhe Turqia.

Në hapjen e tij dje morën pjesë edhe personalitete të politikës dhe shkencës nga Turqia dhe Shqipëria, si ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr Nabi Avcı, nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri -Turqi, Shpëtim Idrizi, etj.

Gjithashtu u promovua edhe libri dhe ekspozita kushtuar Mehmet Akif Ersoy-t. Ekspozita në fjalë përmban foto dhe dokumente nga jeta dhe veprimtaria e Mehmet Akif Ersoy-t, ku dhe ka ngjallur një interes të lartë nga studiuesit vendas dhe të huaj. Ekspozıta u vizitua edhe nga ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr Nabi Avcı.

Simpoziumi “Mehmet Akif Ersoy në vendlindje” i përfundon puimet në orët e pasdites të së shtunës.

Shekulli Agency