Fillimi EkonomiYildirim: Për shëndetësinë dhe arsimin Turqia shpenzon 65 miliardë euro në vit

Yildirim: Për shëndetësinë dhe arsimin Turqia shpenzon 65 miliardë euro në vit

nga Shekulli Agency

yil-6755Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim deklaroi sot në Ankara se në 14 vitet e fundit vendi ka bërë ndryshime të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë duke krijuar kushte të cilat nuk i kanë madje shumë shtete të zhvilluara të botës.

Yildirim mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së qendrës Universitare Klinike “Okan”, në Stamboll gjatë të cilit vendosi theksin tek sektori i shëndetësisë dhe arsimit.

Sipas tij, Turqia në 14 vitet e kaluara ka bërë transformime thelbësore të cilat nuk i kanë shumë vende të zhvilluara të botës, ndërkohë sipas tij edhe në sektorin e arsimit nuk mungojnë sukseset.

Kryeministri turk tha se në 15 muajt e fundit janë hapur shtatë universitete të reja. “Kur erdhëm në pushtet, në Turqi ka pasur 76 universitete aktive. Edhe pse shumë universitete u mbyllën për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, aktualisht numri i universiteteve aktive është 189”, tha Yildirim.

Sipas tij, edhe sektori i shëndetësisë ka parë investime të mëdha nga buxheti. “Aktualisht, buxhetin më të madh e ka arsimi, me 122 miliardë lira turke (35 miliardë euro), i pasuar nga shëndetësia me 111 miliardë lira (30 miliardë euro).

Ekipi më i madh mjekësor në Evropë gjendet në Turqi. Punojmë në drejtim të forcimit të turizmit shëndetësor, ndërsa qytetarët e anketuar me 74 për qind shprehen të kënaqur nga sistemi shëndetësor”, tha kryeministri i Turqisë, Yildirim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies