Ministria ukrainase e Ekonomisë njoftoi realizimin në mjedis virtual të mbledhjes me temë “Ukrainë-Turqi: Mundësi të Reja për Bashkëpunim”.
Duke folur në këtë takim, zv/ministri Kachka theksoi se Turqia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë partnere tregtare të besueshme pavarësisht kushteve të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia është një prej vendeve me të cilat Ukraina ka bërë më shumë tregti vitin e kaluar.
“Megjithatë ende nuk është arritur potenciali ndërmjet dy vendeve. Ukraina dëshiron të përmbyllë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve”, shtoi ai.
Gjatë takimit në fjalë, ku u trajtuan shumë sektorë ku mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës, siç janë bujqësia, softuerët, energjia, transporti dhe turizmi; u theksua se vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve arriti në 2,27 miliardë dollarë në 6-mujorin e parë të vitit 2020, një rritje kjo me 1,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
trt-shqip
