Turqia, një prej 11 vendeve që ka shlyer borxhin ndaj FMN-së

Portugalia me një borxh që tejkalon 21,7 miliardë dollarë ndodhet në krye të vendeve që kanë më shumë borxhe ndaj FMN-së e cila ndiqet nga Greqia

dol-kot-46335Turqia ndodhet në mesin e vendeve të rralla që ka treguar sukses në shlyerjen e borxheve që ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas statistikave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga FMN-ja, ndaj institucionit që ka 189 anëtarë në të gjithë botën aktualisht më shumë se 70 vende kanë një borxh prej afërsisht 37 miliardë dollarë.

Portugalia me një borxh që tejkalon 21,7 miliardë dollarë ndodhet në krye të vendeve që kanë më shumë borxhe ndaj FMN-së e cila ndiqet nga Greqia me 16,6 miliardë dhe Ukraina me 11,3 miliardë dollarë borxhe. Ndërsa në vendin e katërt të listës ndodhen Pakistani me 5,8 miliardë dhe në vendin e pestë Irlanda me 5,5 miliardë dollarë.

Ndërsa në listën e vendeve që kanë më shumë borxhe radhiten edhe Jordania me 1,9 miliardë, Tunizia me 1,5 miliardë, Iraku me 1,3 miliardë, Qiproja Veriore Greke me 1,16 miliardë dhe Bregu i Fildishtë me 1,14 miliardë dollarë.

– Vendet që kanë arritur të mbyllin borxhet-

Numri i vendeve që kanë arritur sukses në pagesën e të gjitha borxheve ndaj FMN-së që nga viti 2000 e deri tani, përbëjnë një të gjashtën e vendeve që kanë ende borxhe. Këto vende dhe vitet që kanë mbyllur borxhet janë: Argjentina (2006), Brazili (2005), Koreja e Jugut (2001), Islanda (2015), Letonia (2013), Hungaria (2013), Maqedonia (2015), Rumania (2015), Rusia (2006) Turqia (2013) dhe Uruguai (2006).

Shekulli Agency