Turqia vihet në veprim që projekti gjigand TANAP të përfundojë më herët nga çfarë ishte parashikuar.
Turqia po bën hapa të njëpasnjëshme për të parandaluar problemet e mundshme, që mund të shkaktojë tensionimi me Rusinë nga aspekti i furnizimit me gaz natyror.
Pas marrëveshjes afatgjatë për blerjen e gazit natyror të lëngëzuar (LNG), nënshkruar gjatë vizitës në Katar të Presidentit Recep Tayyip Erdogan; furnizimi me gaz përbënte edhe pikën kryesore të agjendës së vizitës së Kryeministrit Ahmet Davutoglu në Azerbajxhan.
Bakuja dhe Ankaraja ranë dakord për përfundimin përpara vitit 2018 të projektit TANAP, që do të transportojë gazin azerbajxhanas drejt Evropës nëpërmjet territoreve të Turqisë.