Fillimi EkonomiSistemet ushtarake të ROKETSAN dalin në ‘vitrinë’

Sistemet ushtarake të ROKETSAN dalin në ‘vitrinë’

nga Shekulli Agency

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes, ‘ROKETSAN’, prodhuese raketave dhe sistemeve raketore të Turqisë, për mundësitë e reja të biznesit dhe eksportit, do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Pajisjeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI).

DSEI është një organizim i rëndësishëm ku takohen sektori global i mbrojtjes dhe sigurisë dhe do të organizohet në Londër gjatë datave 12-15 shtator.

Në panair ekspozohen pajisjet dhe sistemet më të fundit të industrisë së mbrojtjes dhe asaj ajrore dhe ofron mundësi për të zhvilluar marrëdhënie ndërkombëtare dhe raste të reja biznesi.

Ky panair do të mirëpresë mbi 1 600 pjesëtarë nga më shumë se 40 vende dhe pritet të vizitohet nga më shumë se 34 mijë persona.

Në këtë organizim gjigand do të marrin pjesë ministra, pjesëtarë të forcave të armatosura, aktorë të rëndësishëm të sektorit dhe kompani që operojnë në këtë sektor.

Edhe kompanitë turke, që kanë për qëllim rritjen e performancës së tyre në eksport me pajisje të veçanta të zhvilluara në periudhën e fundit, do të marrin pjesë në panairin DSEI.

Edhe ROKETSAN që vepron me vizionin “Një institut lider për raketat dhe sistemet raketore” do të marrë pjesë në panair me një objektivë të përshtatshme.

ROKETSAN, pjesëmarrës në këtë panair që prej vitit 2007 edhe këtë vit do të ekspozojë një gamë të gjerë të prodhimeve të saj.

Kjo kompani do ti promovojë vendeve mike dhe aleate prodhimet dhe teknologjinë e fundit të nxjerra në shesh me qëllim që të sigurojë nevojat aktuale dhe të mundshme të klientëve dhe të rrisë pjesën e saj brenda këtij tregu.

ROKETSAN, në pavionin e panairit në Londër, këtë vit do të ekspozojë raketën e telekomanduar me lazer, CIRIT, raketën me trajektore të gjatë anti-tank UMTAS, raketën anti-tank me rreze të gjatë L-UMTAS, raketën anti-tank me rreze të mesme veprimi OMTAS, raketat SOM-J, versioni më i ri i raketës SOM, modelet e pajisjeve luftarake me lazer.

ROKETSAN në panair do të ekspozojë edhe shumë pajisje të tjera të zhvilluara nga kjo kompani, ndër të cilat edhe MAM-L dhe MAM-C, raketa e mbrojtjes ajrore ‘Hisar’, raketa e mbrojtjes së nëndetëses ‘Harbi’, raketa TRG-122, Raketa Kaplan TRG-300 dhe modele të tjera të Cirit.

Në Panairin në Londër do të marrin pjesë edhe kompani të tjera të industrisë së mbrotjes së Turqisë si ASELSAN, BMC, HAVELSAN, Katmerciler, MKEK, Nurol Makina, Otokar.

/TRTshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies