
Bizneset në SHBA kanë shkurtuar 20.2 milionë vendve pune në muajin prill, një kolaps epik teksa shpërthimi i koronavirusit ka mbyllur zyrat, fabrikat, shkollat, lokacionet e ndërtimit dhe dyqanet që lëvizin ekonominë e SHBA-ve, transmeton AA.
Raporti i sotëm i kompanisë së pagave ADP tregoi thellësinë dhe shkallën tragjike të humbjeve të vendeve të punës që nuk lënë asnjë pjesë të ekonomisë më të madhe në botë të pasigurt.
Sektori për pushime dhe mikpritje shkurtoi 8.6 milionë vende pune muajin e kaluar. Tregtia, transporti dhe shërbimet lëshuan 3.4 milionë persona. Kompanitë e ndërtimit shkurtuan afër 2.5 milionë vende pune, ndërsa prodhuesit larguan afër 1.7 milionë të punësuar.
Ky raport i industrisë private vjen dy ditë para shifrave zyrtare mujore nga Departamenti i Punës në SHBA.
Sipas ndërmarrjes së të dhënave financiare FactSet, ekonomistët presin që raporti të tregojë 21 milionë vende të humbura të punës.