Fillimi EkonomiRusia planifikon të shesë mbi 80 për qind të naftës së saj në vendet mike

Rusia planifikon të shesë mbi 80 për qind të naftës së saj në vendet mike

nga Shekulli Agency

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Aleksandr Novak, deklaroi se reduktuan eksportet e gazit natyror në vitin 2022 dhe rritën eksportet e tyre të naftës.

Novak vlerësoi zhvillimet e fundit në tregjet e energjisë në një artikull për revistën “Energy Policy”, të publikuar nga Ministria e Energjisë e Rusisë.

“Këtë vit, ne planifikojmë të eksportojmë më shumë se 80 për qind të naftës dhe 75 për qind të produkteve të naftës sonë për vendet mike”, tha Novak.

Duke theksuar se Rusia uli eksportet e saj të gazit natyror në vitin 2022, Novak tha: “Prodhimi i gazit natyror arriti në 673,8 miliardë metra kub në vitin 2022. Kurse eksportet u ulën me 25.1 për qind në 184,4 miliardë metra kub”.

Novak reduktimin e blerjeve të gazit rus nga vendet evropiane dhe shpërthimet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 i tregoi si arsyet kryesore për rënien e eksporteve të gazit natyror.

Duke deklaruar se Rusia rriti dërgesat e saj të gazit natyror në Kinë gjatë gjithë vitit 2022, Novak tha: “Dërgimet e gazit në Kinë përmes tubacionit Power of Siberia u rritën me 48 për qind, duke arritur nivelin më të lartë në histori me 15,4 miliardë metra kub”.

Duke theksuar se prodhimi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) është i rëndësishëm për Rusinë, Novak tha: “Eksportet tona të LNG-së u rritën me 7,9 për qind vitin e kaluar në 45,7 miliardë metra kub. Tregu i gazit natyror po bëhet gjithnjë e më global, prandaj LNG do të jetë më i kërkuar në të ardhmen, falë lëvizshmërisë së tij”.

Rritja e prodhimit dhe eksportit të naftës

Duke theksuar se Rusia rriti prodhimin e saj të naftës me 2 për qind në 535,2 milionë tonë në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, Novak tha: “Eksportet u rritën me 7,6 për qind në 242 milionë tonë”.

Ai ka nënvizuar se Rusia nuk do të dërgojë naftë ruse në vendet që kanë kufizime “të paligjshme” në çmimet e naftës. Novak tha se qeveria ruse vazhdon të marrë masat e nevojshme në tregun e naftës.

Duke theksuar se ata vazhdojnë të kërkojnë tregje të reja në industrinë e naftës, Novak tha: “Këtë vit planifikojmë të eksportojmë më shumë se 80 për qind të naftës dhe 75 për qind të produkteve tona të naftës në vendet mike”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies