“Rrjedha Turke” mund të ndërtojë besimin mes Ankarasë dhe Moskës

“Marrëdhëniet politike Rusi- BE dhe Rusi-Turqi, si dhe dispozitat ligjore të BE-së dhe çmimet e gazit dhe të naftës në tregjet globale nuk inkurajojnë projektin ‘Rrjedha Turke'” tha Romanova

gazi-565555Infrastruktura e gazit siç është projekti i tubacionit “Rrjedha Turke” në teori mund të paraqesë një mënyrë për të ndërtuar besimin mes Turqisë dhe Rusisë tha Tatiana Romanova, asistent profesor në Universitetin Shtetëror të St. Petersburgut, raporton (AA).

“Sidoqoftë, marrëdhëniet politike Rusi- BE dhe Rusi-Turqi, si dhe dispozitat ligjore të BE-së dhe çmimet e gazit dhe të naftës në tregjet globale nuk inkurajojnë projektin ‘Rrjedha Turke'” tha Romanova sipas së cilës as Gazpromi nuk ka resurset e nevojshme për një gjë të tillë.

Romanova deklaroi se projekti mund të betonojë marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë, por ka shtuar se aktualisht asnjëra nga palët nuk janë afër realizimit të këtij projekti.

“A ka besim Turqia tek Rusia?”-

Eksperti për Rusinë në Institutin Suedez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ingmar Oldberg, tha se projekti paraardhës i “Rrjedhës Turke”, “Rrjedha e Jugut” është i vdekur nga shkaku i rezistimit të BE-së sepse Rusia kishte vendosur të përdorë infrastrukturën e tubacionit të vendosur “Rrjedha Veriore” që kalonte për shumë vite përmes Ukrainës në Evropë.

“Mendoj se ‘Rrjedha Turke’ është tërësisht e varur nga marrëdhëniet politike mes Turqisë dhe Rusisë” tha Oldberg për të shtuar se çështja kryesore është nëse Turqia akoma i beson Rusisë.

Oldberg tha më tej se lëvizja e Rusisë për tu tërhequr nga Siria mundëson ringjallje të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.

Sipas tij, nëse marrëdhëniet mbesin të acaruara Turqia do të detyrohet të shoh alternativa të tjera që përmes furnizimeve nga Irani të rieksportojë në Evropë.

Shekulli Agency