Fillimi EkonomiRritet Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian

Rritet Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian

nga Shekulli Agency

Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian (BE), është rritur në rreth 2 për qind në muajin maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikës së Evropës (Eurostat), në eurozonë me 19 anëtarë inflacioni prej 1.3 për qind në muajin prill, është rritur në 1.9 për qind në muajin maj.

Ndërsa kjo shifër në BE-në me 28 anëtarë, nga 1.5 për qind në prill, është rritur në 2 për qind në muajin maj.

Inflacioni më i ulët në muajin shkurt e shënoi me 0.7 për qind Irlanda, 0.8 për qind Greqia dhe 1 për qind Danimarka.

Ndërsa shtetet me inflacion më të lartë u bënë Rumania me 4.6 për qind dhe Estonia me 3.1 për qind.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies