Eksporti në sektorin automobilistik të Turqisë në muajin shtator arriti nivelin më të lartë të këtij viti.
Sipas informacioneve të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i sektorit të automobilistikes, që është lokomotiva e eksportit, në muajin shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur me 68,7% nga 1 miliardë e 544 milionë e 45 mijë arriti në 2 miliardë e 605 milionë e 33 mijë dollarë.
Në bazë vendesh, eksporti i industrisë së sektorit automobilistik në muajin shtator është dominuar nga vendet e Bashkimit Evropian.
Më shumë eksport është bërë ndaj Gjermanisë, saktësisht 334 milionë e 276 mijë dollarë.
Gjermania ndiqet nga Franca me 304 milionë e 870 mijë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 282 milionë e 152 mijë dollarë, Italia me 216 milion e 923 mijë dollarë, Spanja me 130 milionë e 353 mijë dollarë, Polonia me 120 milionë e 909 mijë dollarë, Sllovenia me 117 milionë e 937 mijë dollarë, dhe Belgjika me 116 milionë e 297 mijë dollarë. Belgjika pasohet me 94 milionë dollarë nga SHBA dhe me 93 milionë e 889 mijë dollarë nga Rumania.
trt-shqip
