Fillimi EkonomiPutin: Tregtia ndërkombëtare është në krizë

Putin: Tregtia ndërkombëtare është në krizë

nga Shekulli Agency

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se tregtia ndërkombëtare është në krizë dhe se Rusia është duke zbatuar masa të gjera për të orientuar importin dhe eksportin e saj në tregje të reja.

Putin, së bashku me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i cili gjendet në Moskë, morën pjesë në mënyrë virtuale në forumin rajonal Rusi-Kazakistan që po mbahet në qytetin Orenburg.

Duke theksuar se Rusia është vendi i cili më së shumti investon në ekonominë e Kazakistanit, Putin tha: “Investimet tona në Kazakistan kanë arritur në rreth 17 miliardë dollarë. Mbi 30 projekte të përbashkëta investimi po realizohen në të gjitha fushat kyçe të ekonomisë së vendit”.

Ai theksoi se kanë trajtuar edhe hapat drejt zhvillimit të një infrastrukture të përbashkët transporti dhe logjistike me Kazakistanin. “Gjithashtu tregojmë interes në heqjen e kufizimeve që prekin tregtinë dhe investimet. Kjo veçanërisht është e rëndësishme sot. Tregtia ndërkombëtare është në krizë. Rusia është duke zbatuar masa të gjera për të orientuar importin dhe eksportin e saj në tregje të reja”, theksoi Putin.

Pas fjalimeve të tyre në forum, Putin dhe Tokayev kaluan në takimin dypalësh në Pallatin e Kremlinit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies