Fillimi EkonomiParashikohet deficit prej 37.6 miliardë dollarësh në buxhetin e Arabisë Saudite

Parashikohet deficit prej 37.6 miliardë dollarësh në buxhetin e Arabisë Saudite

nga Shekulli Agency

Është miratuar ligji për buxhetin e vitit 2021 në Arabinë Saudite.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz, shpenzimet parashikohet të jenë 264 miliardë dollarë (990 miliardë rijalë), ndërsa të ardhurat 226.4 miliardë dollarë (849 miliardë rijalë), me këtë në buxhet u krijua një deficit prej 37.6 miliardë dollarë (141 miliardë rijalë).

Mbreti Salman autorizoi ministrin e Financave të mbyllë deficitin duke tërhequr para nga rezerva e përgjithshme dhe duke emetuar bono dhe instrumente të tjera të borxhit.

Ministria saudite e Financave në muajin tetor njoftoi se për shkak të rënies së çmimeve të naftës në pandeminë e koronavirusit (COVID-19) të ardhurat e buxhetit të përgjithshëm kanë pësuar një rënie prej 24 për qind në 9 muajt e parë të vitit 2020, duke arritur në 144.4 miliardë dollarë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies