Fillimi EkonomiNigeria e pasur me naftë do të marrë borxh 11 miliardë dollarë në 2021

Nigeria e pasur me naftë do të marrë borxh 11 miliardë dollarë në 2021

nga Shekulli Agency

Parlamenti i Nigerisë, një vend i pasur me naftë, miratoi vendimin që në vitin 2021 të merret një borxh prej 11 miliardë dollarë.

Pas përfundimit të bisedimeve për planin e shpenzimeve afatmesme që përfshin 3 vitet e ardhshme të qeverisë, parlamenti kombëtar miratoi vendimin për të marrë borxh edhe nga tregjet e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm për mbështetjen e shpenzimeve në vitin 2021.

Plani i shpenzimeve parashikon një deficit buxhetor prej 13.3 miliardë dollarë dhe një shpenzim prej 33.8 miliardë dollarë.

Nigeria e cila është prodhuesja më e madhe e naftës bruto në Afrikë, planifikon që në vitin 2021 të nxjerrë 1.86 milionë fuçi naftë bruto në ditë me një çmim mesatar prej 40 dollarë për fuçi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies