Fillimi EkonomiNë panairin Saha Expo në Turqi u nënshkruan kontrata të shumta në fushën e mbrojtjes

Në panairin Saha Expo në Turqi u nënshkruan kontrata të shumta në fushën e mbrojtjes

nga Shekulli Agency

Në panairin Saha Expo që u mbajt në Turqi u nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes në vlerë prej 123,5 milionë dollarë.

Rreth 600 kompani nga 30 shtete morën pjesë në panairin i cili u mbajt nga 10-13 nëntor.

Në panair u organizuan takime dypalëshe (B2B) dhe diskutime afariste, ndërsa u nënshkruan 31 marrëveshje dhe protokolle.

Kompanitë kryesore turke, siç janë Baykar, ASELSAN, Meteksan dhe HAVELSAN, nënshkruan marrëveshje me kompani mysafire.

Edhe pse ngjarja me praninë fizike u mbyll të shtunën, një ngjarje virtuale do të vazhdojë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies