Fillimi EkonomiMinistrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë takohet me ministrin turk të Tregtisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë takohet me ministrin turk të Tregtisë

nga Shekulli Agency

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, është takuar në Portën Kufitare Kapıkule të Turqisë me ministrin turk të Tregtisë, Mehmet Muş, raporton (AA).

Muş priti Ibrahimajn në portën kufitare, ndërsa më pas kaluan në takim bilateral, i cili u mbajt i mbyllur për media dhe zgjati rreth 2 orë.

Mësohet se gjatë takimit është ndarë përvoja e ndërsjellë në lidhje me modernizimin e portave doganore dhe procedurat doganore.

Më pas, Ibrahimaj dhe Muş shëtitën zonën e portës kufitare duke inspektuar punimet.

Ministrat më pas kaluan në Muzeun e Shëndetësisë që gjendet në qytetin Edirne, si dhe në xhaminë Selimiye.

Ibrahimaj pas vizitave në këtë qytet udhëtoi për në Stamboll.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies