Fillimi EkonomiMerkel: Dy e treta e botës është e përkushtuar në tregtinë e lirë

Merkel: Dy e treta e botës është e përkushtuar në tregtinë e lirë

nga Shekulli Agency

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Samiti i 12-të Euro-Aziatik (ASEM) tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale.

Këto komente Merkel i ka bërë në hyrjen e Samitit të 12-të Euro-Aziatik (ASEM), i cili ka sjellë së bashku 51 liderë nga Evropa dhe Azia.

Duke bërë të ditur se është fokusuar për rritjen e lidhjeve të samitit, Merkel ka tërhequr vëmendjen se kjo mund të bëhet përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

“Samiti ASEM tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale”, tha Merkel.

Ndërkaq, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka paralajmëruar Italinë për deficitin buxhetor.

“Italia, duke dalë jashtë Traktatit të Maastricht-it, vendos në rrezik veten dhe vendet e tjera”, ka deklaruar Kurz.

Në lidhje me krizën buxhetore midis Italisë dhe BE-së, Kurz ka theksuar se “BE-ja është një komunitet i një ekonomie dhe vlerave që kanë rregulla që duhet t’i ndjekin të gjithë”.

Italia, e cila ka borxhin më të lartë publik në BE pas Greqisë, duhet të reduktojë borxhin e saj për shkak të rregullave të BE-së. Borxhi publik i Italisë është 130 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.

Samiti ASEM mbledh së bashku 30 vende evropiane, si dhe udhëheqës nga 21 vende aziatike, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Indinë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies