Fillimi EkonomiMe pjesëmarrjen e Erdogan-it do të mbahen forume biznesi mes Arabisë Saudite, Katarit dhe EBA-së

Me pjesëmarrjen e Erdogan-it do të mbahen forume biznesi mes Arabisë Saudite, Katarit dhe EBA-së

nga Shekulli Agency

Bordi për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë (DEIK) njoftoi se do të mbahet një forum biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me pjesëmarrjen e presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.

Në postimin e llogarisë së DEIK në Twitter thuhet: “Ne do të organizojmë forume biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me rastin e vizitës zyrtare të presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan në Gjirin Persik”.

Thuhet se Forumi i Biznesit Arabia Saudite-Türkiye do të mbahet më 17 korrik në Xheda, Forumi i Biznesit Katar-Türkiye më 18 korrik në Doha dhe Forumi i Biznesit Emiratet e Bashkuara Arabe-Türkiye më 19 korrik në Abu Dhabi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies