Fillimi EkonomiKristalina Georgieva merr drejtimin e FMN-së

Kristalina Georgieva merr drejtimin e FMN-së

nga Shekulli Agency

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka zgjedhur Kristalina Georgievën për drejtoreshë të re, transmeton AA.

Georgieva mandatin e saj pesë vjeçar do ta fillojë më 1 tetor, njoftoi Komitetit i përgjithshëm i FMN-së në një dekaratë.

Ajo do ta zëvendësojë Christine Lagarde, e cila është emëruar si presidente e Bankës Qendrore Evropiane dhe do të zëvendësojë ekonomistin italian Mario Draghi.

Bashkimi Evropian solli vendimin për emrimin e Georgievës, ekonomisten bullgare dhe ish-drejtoreshën e përgjithshme të Bankës Botërore, më 2 gusht.

E lindur në vitin 1953 në Sofje të Bullgarisë, Georgieva gjithashtu ka ushtruar postin e zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për buxhet dhe burime njerëzore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies