Fillimi EkonomiKina publikon rregulloren e parë për teknologjinë “blockchain”

Kina publikon rregulloren e parë për teknologjinë “blockchain”

nga Shekulli Agency

Kina njoftoi sot rregulloren e parë kombëtare të vendit për teknologjinë “blockchain”.

Media shtetërore CGTN raporton se Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës ka njoftuar se rregullorja e re ka përshpejtuar procesin e standardizimit të sektorit të “blockchain” të Kinës, duke hedhur themelet për zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë.

Teknologjia “Blockchain”, e cila mbështet transaksionet në kohë reale të aseteve dixhitale, përdoret për kriptovalutat. Teknologjia mundëson regjistrimin efikas dhe të verifikueshëm dhe monitorimin e përhershëm të transaksioneve ndërmjet dy palëve.

Rregullorja e re e Kinës ofron “kornizë universale të zbatueshme për të udhëhequr zbatimin e teknologjisë ‘blockchain’ dhe zhvillimin e saj industrial”, tha ministria.

Ministria është e angazhuar për intensifikimin e përpjekjeve në zhvillimin e standardeve kombëtare në këtë fushë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies