Fillimi EkonomiInflacioni vjetor në Eurozonë arrin rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrin rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik

nga Shekulli Agency

Inflacioni vjetor i Eurozonës arriti një rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik, nga 8,6 për qind sa ishte në qershor, sipas shifrave zyrtare.

Vitin e kaluar norma ishte 2,5 për qind.

Kontributin më të madh në normën vjetore të inflacionit të Eurozonës e kishte energjia, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, shërbimet dhe mallrat industriale joenergjetike.

Inflacioni vjetor shënoi rënie në gjashtë shtete anëtare dhe mbeti i qëndrueshëm në tre vende dhe u rrit në 18 vende të tjera në krahasim me qershorin.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Francë dhe Maltë ( 6,8 për qind) dhe Finlandë (8 për qind), ndërsa normat më të larta vjetore u regjistruan në Estoni (23,2 për qind), Letoni (21,3 për qind) dhe Lituani (20,9 për qind).

Ndërkohë, inflacioni vjetor i BE-së ishte 9,8 për qind në korrik, nga 9,6 për qind në qershor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies