Fillimi EkonomiInflacion rekord vjetor në Gjermani për të dytin muaj radhazi

Inflacion rekord vjetor në Gjermani për të dytin muaj radhazi

nga Shekulli Agency

Shkalla vjetore e inflacionit në Gjermani ishte 7.4 për qind në prill ndërsa 7.3 për qind në mars, njoftoi të martën Enti Federal i Statistikave i Gjermanisë (Destatis).

“Shkalla e inflacionit ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për të dytin muaj radhazi që nga ribashkimi i Gjermanisë”, tha Georg Thiel, president i Destatis.

Në muajin mars, nxitësi kryesor i inflacionit ishin çmimet e energjisë ndërsa shkaktarët kryesorë të inflacionit në muajin prill ishin çmimet e energjisë dhe ushqimeve.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 8.6 për qind muajin e kaluar dhe çmimet e energjisë 35.3 për qind.

“Ndikimi i luftës në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm”, tha Destatis.

Në nivel mujor, çmimet e konsumit u rritën me 0.8 për qind në muajin prill.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies