Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili nëntorin e vitit të kaluar ishte në 5.2 për qind u rrit në 5.3 për qind në dhjetor për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, duke arritur nivelin më të lartë në 30 vjet.
Mesatarja e inflacionit ishte 3.1 për qind në bazë vjetore, më i larti që nga viti 1993.
Enti Federal i Statistikave Gjermane (Destatis) ka publikuar të dhënat përfundimtare të dhjetorit dhe ato vjetore për vitin 2021 mbi rritjen e çmimeve.
Inflacioni ishte 5.3 për qind në dhjetor, niveli më i lartë në vend që nga viti 1992 (5.8 për qind). Inflacioni në vend u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore.
Çmimet e energjisë u rritën me 18.3 për qind në bazë vjetore ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me gjashtë për qind dhe shërbimet me 3.1 për qind.
Gjithashtu thuhet se inflacioni në Gjermani ishte mesatarisht 3.1 për qind vitin e kaluar, shumë mbi dy për qind sa ishin synimet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për të gjithë Eurozonën.
Sipas të dhënave përfundimtare të Destatis, Indeksi vjetor i Çmimeve të Konsumit (CPI) në Gjermani vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020 u rrit me 2.6 pikë në një mesatare prej 3.1 për qind. Të dhënat e fundit u regjistruan si inflacioni më i lartë vjetor që nga viti 1993 (4.5 për qind).
Para shpërthimit të COVID-19, inflacioni ishte 1.4 për qind në 2019 dhe 0.5 për qind në vitin 2020, viti i parë i epidemisë.
Pa përfshirë çmimet e energjisë, inflacioni vjetor në Gjermani ishte 2.3 për qind në vitin 2021.
