Fillimi EkonomiGazprom: Gjermania nuk mund të përdor linjën ‘Rrjedha Veriore 2’ para vitit 2028

Gazprom: Gjermania nuk mund të përdor linjën ‘Rrjedha Veriore 2’ para vitit 2028

nga Shekulli Agency

Kompania ruse e energjisë Gazprom ka paralajmëruar se Gjermania para vitit 2028 nuk do të mund të përfitojë nga linja e dytë e projektit të ndërprerë të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.

Projekti fillimisht planifikoi të transportojë në Gjermani 55 miliardë metra kub gaz në vit nga fushat e gazit Yamal në Rusi nëpërmjet Detit Baltik.

Në një njoftim nga Gazprom, kompania konfirmoi se vënia në punë e linjës së dytë të ‘Rrjedhës Veriore 2’ nuk do të jetë i mundur para vitit 2028.

“Nëse Gjermania merr vendim të vë në punë ‘Rrjedhën Veriore 2’, vetëm një linjë e projektit do të përdoret me kapacitet 100 për qind”, tha kompania ruse.

Më 24 shkurt, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për pezullimin e certifikimit të projektit prej 11 miliardë dollarësh, me ndërprerjen e mirëmbajtjes për shkak të sanksioneve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies