Fillimi EkonomiEvropianët duan që euro dixhitale të jetë konfidenciale, e sigurt dhe e lirë

Evropianët duan që euro dixhitale të jetë konfidenciale, e sigurt dhe e lirë

nga Shekulli Agency

Rezultatet e anketës nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) treguan se evropianët duan që euro dixhitale të jetë konfidenciale, e sigurt dhe e lirë, transmeton (AA).

BQE publikoi rezultatet e anketës së saj mbi “euron e mundshme dixhitale”.

Sipas anketës, qytetarët dhe kompanitë në zonën e euros presin që “sekreti i pagesës” të jetë një prioriteti kryesor kur paguajnë me monedhën dixhitale.

Gjithsej 43 për qind e të anketuarve, besojnë se sekreti, përkatësisht konfidencialiteti, duhet të jetë karakteristika më e rëndësishme e euros dixhitale potenciale kur paguan.

Rezultatet treguan se 18 për qind e të anketuarve zgjodhën sigurinë si një tipar të rëndësishëm, 11 për qind akses në monedhën dixhitale në të gjithë Evropën dhe 9 për qind opsionin pa shpenzime shtesë gjatë përdorimit të euros dixhitale.

Gjithashtu, të anketuarit në anketën e BQE-së duan që euro dixhitale të integrohet në të gjithë sistemin bankar. Gjysma e të anketuarve mbështetën kufizimin e sasisë së eurove dixhitale që çdo qytetar mund të zotërojë.

Anëtari i Bordit të BQE-së, Fabio Panetta tha se euroja dixhitale mund të ishte e suksesshme nëse u përgjigjej nevojave të evropianëve. “Ne do të bëjmë çmos për të përmbushur nevojat e qytetarëve që e kanë shprehur qartë edhe në anketë”, tha Panetta.

Anketa e BQE-së rreth “euros dixhitale” u zhvillua midis 12 tetorit 2020 dhe 12 janarit 2021.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, më 13 janar 2021 deklaroi se do të merrte të gjitha masat e nevojshme për të pasur një euro dixhitale.

“Shpresoj se nuk do të na duhen më shumë se 5 vjet për ta bërë këtë. Do të duhet pak kohë për të kuptuar se kjo është një zgjidhje logjike”, tha Lagarde.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies