Fillimi EkonomiEkonomia e Turqisë rritet me 5,2 për qind në tremujorin e dytë

Ekonomia e Turqisë rritet me 5,2 për qind në tremujorin e dytë

nga Shekulli Agency

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi rritje me 5,2 për qind, transmeton Anadolu (AA).

Instituti Statistikor i Turqisë (TÜİK) publikoi rezultatet për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas kësaj ekonomia turke ka shënuar rritje me 5,2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën prill-qershor PBB me çmimet aktuale arriti në 884 miliardë e 4 milionë e 260 lira turke (204.3 miliardë dollarë), duke u rritur për 20,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Një grup i ekonomistëve të kontaktuar nga AA, shprehën pritje që ekonomia turke të zhvillohej me 5,2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Shpejtësia e rritjes së ekonomisë së Turqisë që nga viti 2010 në bazë të viteve dhe tremujoreve është siç vijon:

Vitet   Tremujori 1.  Tremujori 2. Tremujori 3. Tremujori 4. Vjetor
2010 7,0 8,1 8,7 9,7  8,5
2011 11,7 11,5 11,6 9,9  11,1
2012 6,8 5,0 3,6 4,2 4,8
2013 8,5 9,8 8,9 6,9  8,5
2014 8,7 2,9 3,7 5,9  5,2
2015 3,6 7,2 5,8 7,5  6,1
2016 4,8 4,9 -0,8 4,2  3,2
2017 5,3 5,3 11,5  7,3  7,4
2018 7,3 5,2

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies