Ekonomia e Turqisë me efektin bazë shënoi rritje prej 21.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit, transmeton (AA).
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) njoftoi rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) lidhur me tremujorin e dytë të këtij viti. (prill-qershor).
Sipas kësaj, parashikimi i PBB si indeks i vëllimit zinxhir, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 21.7 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Ndërkohë, parashikimi i PBB-së me çmime aktuale sipas mënyrës së prodhimit, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 52.4 për qind duke arritur në 1 trilion e 581 miliardë e 120 milionë lira.
Kur shqyrtohen aktivitetet që përbëjnë PBB-në, në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën 45.8 për qind shërbimet, industria 40.5 për qind, aktivitetet e shërbimit profesional, administrativ dhe mbështetës 32.4 për qind, aktivitetet e shërbimeve të tjera 32.3 për qind, aktivitetet e informacionit dhe komunikimit 25.3 për qind, administrata publike, arsimi, shëndeti i njerëzve dhe shërbimet sociale 8.5 për qind, aktivitetet e pasurive të patundshme 3.7 për qind, ndërtimi 3.1 për qind, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 2.3 për qind. Ndërkohë aktivitetet financiare dhe të sigurimeve shënuan rënie 22.7 për qind.
Gjithashtu thuhet se u arrit niveli më i lartë i rritjes në serinë e re të deklaruar që nga viti 1999. Në këtë rritje theksohet se ka qenë efektiv zvogëlimi 10.4 për qind i formuar në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në anën tjetër TÜİK ka rishikuar edhe shifrat e rritjes së periudhës së kaluar. Shifra e rritjes lidhur me tremujorin e parë të këtij viti u rishikua nga 7 për qind në 7.2 për qind.
Ekonomistët që morën pjesë në Anketën e Pritshmërive të Rritjes të AA Finans kishin parashikuar një rritje prej 21.8 për qind të ekonomisë së Turqisë në tremujorin e 2-të të viti.
Normat e rritjes, viteve dhe tremujorëve të ekonomisë së Turqisë që nga viti 2010 janë si më poshtë:
| Vitet | Tremujori 1 | Tremujori 2 | Tremujori 3 | Tremujori 4 | Vjetore |
| 2010 | 6,9 | 8,1 | 8,7 | 9,7 | 8,4 |
| 2011 | 11,8 | 11,5 | 11,6 | 10 | 11,2 |
| 2012 | 6,7 | 5,0 | 3,6 | 4,2 | 4,8 |
| 2013 | 8,4 | 9,7 | 8,9 | 7 | 8,5 |
| 2014 | 8,6 | 2,8 | 3,4 | 5,5 | 4,9 |
| 2015 | 3,5 | 7,2 | 5,7 | 7,6 | 6,1 |
| 2016 | 4,9 | 5 | -0,7 | 4,4 | 3,3 |
| 2017 | 5,3 | 5,3 | 11,8 | 7,3 | 7,5 |
| 2018 | 7,5 | 5,8 | 2,5 | -2,6 | 3 |
| 2019 | -2,5 | -1,6 | 1 | 6 | 0,9 |
| 2020 | 4,4 | -10,4 | 6,3 | 6,2 | 1,8 |
| 2021 | 7,2 | 21,7 |
