
Borxhi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar tejkaloi 100 përqindëshin e produktit të brendshëm bruto (PBB) në maj, niveli më i lartë që nga viti 1961, ndërsa huamarrja e qeverisë është dyfishuar, treguan shifrat zyrtare sot.
Sipas të dhënave në fund të majit, borxhi neto i Mbretërisë së Bashkuar arriti në 2,6 trilionë funte, ekuivalente me afërsisht 100,1 për qind të prodhimit ekonomik të vendit, tha Zyra për Statistikat Kombëtare.
Hera e fundit që raporti i borxhit ndaj PBB-së ishte mbi 100 për qind ishte marsi i vitit 1961.
“Gjatë pandemisë së koronavirusit, vlerësimet e hershme të përkohshme fillimisht treguan se raporti i borxhit ndaj PBB-së arriti në këtë nivel, përpara se të rishikohej dhe të ulej kur të dhënat më të forta të PBB-së zëvendësuan parashikimet fillestare”, tha zyra statistikore në një deklaratë.