Lëvizja BESA tashmë ka ndezur motorët e saj për të siguruar fitore madhështore kandidatit të tyre, Zeqirija Ibrahimit në komunën e Çairit. Këtë e dëshmon më së miri fotografia e publikuar në rrjetin social facebook nga kryetari i nëndegës “Bashkim Vëllazërimi”, Mensur Krasniqi i cili ndjehet krenar që udhëheq një grup të mrekullueshëm aktivistësh.
Politikë
Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Qeveria e Turqisë sot seancë të jashtëzakonshme
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Turqisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot, kurse një nga temat kryesore do të jetë referendumi për pavarësi i shpallur nga administrata rajonale kurde në Irakun e veriut.
Seanca e Këshillit është caktuar për në orën 15:00 sipas kohës lokale në Pallatin Presidencial në Ankara dhe do të kryesohet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Erdoğan, do të kryesojë edhe Këshillin e Ministrave të Republikës së Turqisë, ndërsa Parlamenti turk seancën e jashtëzakonshme do të mbajë nesër.
Administrata rajonale kurde në veri të Irakut në mënyrë të njëanshme ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit për pavarësi më 25 shtator. Parlamenti, qeveria dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut ndaluan mbajtjen e referendumit, kurse edhe komuniteti ndërkombëtar gjithashtu është kundër.
Presidenti i Turqisë, Erdoğan, më herët pati deklaruar se referendumi në veri të Irakut është i papranueshëm pasi që nuk është i dëshiruar për të gjithë popujt që jetojnë në veri të Irakut. Ai gjithashtu shtoi se Turqia mbron tërësinë territoriale të Irakut dhe se Këshilli i Ministrave me siguri do të ketë qëndrim të qartë dhe të shqyrtojë të gjitha sanksionet e mundshme ndaj përgjegjësve.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të enjten vonë paralajmëroi kundër “ndikimit potencialisht destabilizues” të planeve të qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut për të mbajtur në mënyrë të njëanshme referendumin javën e ardhshme, raporton (AA).
Referendumi rrezikon të devijojë luftën kundër organizatës terroriste DEASH, vuri në dukje deklarata nga KS-OKB, dhe gjithashtu mund të prishë përpjekjet për të siguruar kthimin e sigurtë të më shumë se tre milionë refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit.
Anëtarët e Këshillit “shprehën respektin e vazhdueshëm për sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Irakut”, duke bërë thirrje që të gjitha çështjet ndërmjet qeverisë qendrore të Bagdadit dhe administratës së Erbilit të zgjidhen “përmes dialogut të strukturuar dhe kompromisit të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare”.
Plani i qeverisë rajonale kurde për mbajtjen e referendumit ka shkaktuar pakënaqësi tek udhëheqësit botërorë. SHBA ka thënë se “e kundërshton fuqishëm” atë dhe ka theksuar “koston” e lartë të referendumit për “të gjithë irakianët, duke përfshirë kurdët”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se Ankaraja do të përgjigjet me sanksione nëse referendumi i javës së ardhshme do të vazhdojë.
Erdoğan dhe presidenti amerikan Donald Trump të enjten ranë dakord se referendumi nuk duhet të vazhdojë, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës turke mbi takimin e dy liderëve në New York.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një telefonate i kërkoi presidentit të qeverisë rajonale kurde Mesud Barzani të shtyjë referendumin.
Banorët në krahinat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde në veri të Irakut planifikojnë të votojnë më 25 shtator për pavarësinë nga Bagdadi.
Provinca e pasur me naftë, Kirkuk, është midis zonave të kontestuara ku është planifikuar të votohet.
Pas takimit trilateral ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit dolën me një deklaratë të përbashkët me të cilën paralajmërohet Qeveria Rajonale Kurde e Irakut që të distancohet nga referendumi që ka planifikuar. Tre ministrat kanë rikonfirmuar vendosmërinë në çështjet e unitetit politik dhe integritetit territorial të Irakut, raporton (AA).
I ndodhur në New York të SHBA-ve për të marrë pjes në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me ministrat e Jashtëm të Irakut dhe Iranit.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit, tre ministrat kanë theksuar se kanë biseduar mbi referendumin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut.
Më tej në deklaratën thuhet se duhet një fokusim në rëndësinë e çlirimit të terrritoreve që ndodhen nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa tërhiqet vëmendja se për të arritur stabilitet dhe siguri të përhershme në Irak është e rëndësishme vendosja e stabilitetit pas çlirimit të tyre nga DEASH-i.
Më tej në deklaratë thuhet se “Tre ministrat kanë shprehur shqetësimet në lidhje me referendumin që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut ka planifikuar të mbajë më 25 shtator 2017 dhe e cila vendos në rrezik fitoret e arritura me vështirësi të Irakut kundër DEASH-it. Gjithashtu tre ministrat pasi kanë vënë theksin se referendumi i planifikuar është në kundërshtim me kushtetutën, ata kanë bërë të ditur shqetësimet për hapjen e rreziqeve të mosmarrëveshjeve të reja që do jetë vështirë të zgjidhen në rajon”.
“Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit theksuan në mënyrë të qartë se janë kundër referendumit. Ministrat kanë vendosur të paralajmërojnë udhëheqësit e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut që të distancohen nga referendumi. Ministrat të cilët kanë nënvizuar se referendumi nuk do të ofrojë ndonjë përfitim për kurdët dhe Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut, ata janë dakordësuar që në këtë kontekst të kenë parasysh marrjen e kundërmasave në bashkëveprim”, qëndron në deklaratë.
“Ministrat kanë ripërsëritur për rëndësinë e mbështetjes së Turqisë dhe të Iranit në çështjen e arrtijes së zgjidhjes dhe marrjes nën kontroll të kësaj çështjeje, nevojën e përpjekjeve të përbashkët ndërkombëtare për të bindur Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut që të heqë dorë nga referendumi ndërsa kanë ripërsëritur thirrjen që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ndërhyjë në këtë çështje”, thuhet më tej në deklaratë.
Koreja e Veriut ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në OKB i cili ka kërcënuar me eliminim Korenë e Veriut.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.
Ky reagim i ministrit të Jashtëm veri-korean erdh pas deklaratës së Trump ku thotë se: “SHBA-të nuk kanë alternativë tjetër përpos eliminimit plotësisht të Koresë së Veriut në rast se është e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj”.
“Trump po përpiqet të na frikësojë me zhurmën e një ‘qeni që leh'”, tha Ri Yong.
Presidenti amerikan Trump në fjalimin e tij në AP të OKB-së tha se janë të gatshëm të hedhin të gjitha hapat e nevojshëm kundër Koresë së Veriut në rast se ajo vazhdon programin e saj bërthamor.
“Lideri i Koresë së Veriut, njeriu raketë është në misionin vetëvrasës si për veten ashtu edhe për regjimin e tij. SHBA nuk ka alternativë tjetër përpos eliminimin e tërësishëm të Koresë së Veriut në rast do të jetë e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj. SHBA është e gatshme dhe në gjendje të bëjë këtë por shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme”, ka thënë Trump në fjalimin e tij.
Në artikullin e gazetës “The Financial Times” që bazohet në një burim thuhet se kryeministrja britanike May ka bërë përgatitje për pagesën e 20 miliardë euro ndaj BE-së.
Në lajm pretendohet gjithashtu se May do ta bëjë të ditur këtë gjatë një fjalimi që do të mbajë në qytetin Firenze të Italisë më 22 shtator.
Pritet që Britania e Madhe në kuadër të marrëveshjeve aktuale të përmbushë angazhimet financiare përpara datës 29 mars 2019 kur vendi do të largohet nga Unioni.
Shifra të ndryshme përmenden në lidhje se sa duhet të paguajë Britania e Madhe si dëmshpërblim kundrejt përgjegjësive për largimin nga BE-ja.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një deklaratë për BBC-në në muajin mars për Britaninë e Madhe tha se Brexit do t’i kushtonte vendit një kosto prej afërsisht 50 miliardë stërlina.
“Duhet të përllogarisim përgjegjësitë që ka Britania e Madhe. Ajo është e obliguar të paguajë një faturë sipas kësaj”, tha Juncker.
Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në një artikull që shkroi javën e kaluar për gazetën “The Daily Telegraph” ka pretenduar se ndaj BE-së nuk duhet të bëhet pagesë.
Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqrija Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar siç tha ai, ndaj shpifjeve që po i bëjnë deputetë të kuvendit dhe funksionarë të opozitës dhe pozitës ndaj Lëvizjes BESA duke thënë herë se ata janë me LSDM-në e herë me VMRO-në.
“Ne nuk jemi qere as të LSDM-së e as të VMRO-së. Në kohën që ne e mbështetën rënien e regjimit VMRO-BDI na thoshin jeni me LSDM-në. Sot pse jemi opozitë na thonë se jemi me VMRO-në. Arsyeja është se ju jeni mësuar që shqiptarët të jenë ose qere e VMRO-së ose e LSDM-së. Ne nuk jemi as qere e VMRO-së e as e LSDM-së. E ata që shpifin u qoftë për nderë atyre”, ka thënë deputeti Ibrahimi.
Ibrahimi ka shtuar se deputetët e BESËS në të shumtën e janë prezent në Kuvend që të krijohet kuorumi I mjaftueshëm dhe të mund të fillohen mbledhjet.
Ai ka shtuar se deputetet e BESËS mandje nuk bëjnë as reagime jo për arsye se nuk kanë çfarë të thonë por për shkak se dëshirojnë të jenë opozitë konstruktive dhe jo nihiliste.
/SHENJA/
Jabbour, ka bërë të ditur se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, orientimi politik kundër Turqisë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel është plotësisht një propagandë zgjedhore
Hulumtuesja e ‘Sciences Po‘ në Qendrën kërkimore ndërkombëtare (CERI) të lidhur me Universitetin Sciences Po një nga universitetet kryesore në fushën e shkencave politike të Francës, Jana Jabbour thotë se evropianët vazhdojnë të mohojnë vendin që Turqia meriton në arenën ndërkombëtare. Ajo tha se “Bashkimi Evropian në Lindjen e Mesme kërkon një lider të nënshtruar dhe jo një lider të fortë që di ti thotë jo perëndimit”.
Jabbour, shkrimtarja e librit “Turqia: Shfaqja e një diplomacie të ndryshme” është prononcuar për gazetarin e Anadolu Agency (AA) lidhur me marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.
Duke vënë në dukje se tensionet mes Turqisë dhe BE-së kanë nisur që nga momenti kur partia AK ka ardhur në pushtet, Jabbour tha se “Evropianët kanë keqkuptuar kërkesat dhe qëllimet e Turqisë”.
Pasi ka nënvizuar se janë të gabuara mendimet e BE-së rreth Turqisë, Jabbour ka thënë më tej: “Ajo që Turqia dhe Partia AK dëshirojnë janë që vendi i tyre të gjejë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të shihet si një partner i barabartë. Evropianët vazhdojnë të mohojnë vendin që Turqia meriton në arenën ndërkombëtare dhe vazhdojnë ta shohin presidentin Erdoğan si një president autoritar dhe islamist, por edhe ajo që Turqia dëshiron është vetëm që të njihet fuqia që vendi i tyra ka. Evropianë këtë nuk duan ta kuptojnë”.
“BE-ja dëshiron një lider të nënshtruar”
“Bashkimi Evropian në Lindjen e Mesme kërkon një lider të nënshtruar dhe jo një lider të fortë që di ti thotë jo perëndimit”, deklaroi Jabbour duke vënë në dukje se ndjekja e një politike kundër Turqisë nga Gjermania duhet të diskutohet në pikëpamjen e marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë.
Jabbour, ka bërë të ditur se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, orientimi politik kundër Turqisë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel është plotësisht një propagandë zgjedhore.
Më tej pasi ka shpjeguar se liderët evropianë mendojnë se mund të fitojnë vota në zgjedhje me kundërshtimet ndaj Turqisë, Jaboour tha se “Shumë presidentë të shteteve evropiane, përfshirë edhe Merkelin nuk e pranojnë që Erdoğan të thotë jo dhe të kundërshtojë perëndimin”.
Ajo ka cekur edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me Turqinë, i cili ka deklaruar se nuk është kundër negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE sepse kanë nevojë për Turqinë në çështjet për luftën kundër terrorizmit dhe për problemin me refugjatët.
Gjithashtu Jabbour, tha se Macron është më pragmatik se Merkel.
“Erdoğan, lider që ndodhet pranë të shtypurve”
“Presidenti i Turqisë Erdoğan është më i pranishëm në arenën ndërkombëtare në krahasim me vitet e mëparshme. Ai ka luajtur rol aktiv në të gjitha samitet e G20-ës dhe se Turqia i kushton rëndësi rajoneve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Latine”, u shpreh Jabbour.
Jabbour theksoi se “Erdoğan, është në lider i cili ndodhet pranë muslimanëve të shtypur në botë”.
“Prandaj, ai mbron të drejtat e popullit palestinez. Dhe së fundmi ka ndihmuar muslimanët e Arakanit. Mbështetja për të shtypurit dhe fjalimet e Erdoğanit në të cilat kritikon sistemin global e shqetësojnë BE-në sepse Erdoğan me këto fjalime tregon se është një lider që mbron të drejtat e njerëzve dhe në këtë mënyrë rrit prestigjin e Turqisë”, tha Jabbour.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për rolin e Turqisë në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.
Presidenti i Kosovës, thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, bashkë me një delegacion shtetëror u takua mbrëmë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York të SHBA-ve.
I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi i shprehu falënderimin presidentit Erdoğan për mbështetjen e gjithëmbarshme të Turqisë dhënë Kosovës.
Ai tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për rolin e saj në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.
Kreu i shtetit të Kosovës ftoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.
Presidenti Thaçi, thuhet më tej, e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, tha se “Për tu përshtatur me rethanat e reja në botë, riformatimi i Kombeve të Bashkuara (OKB) është kusht”
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, tha se “Për tu përshtatur me rethanat e reja në botë, riformatimi i Kombeve të Bashkuara (OKB) është kusht” raporton (AA).
Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e nisjes së themeleve të ndërtesës së re të ‘Shtëpisë Turke‘ (Turkevi) e cila ndodhet përballë ndërtesës së OKB-së.

Pasi ka vënë në dukje se është rritur nevoja e Turqisë për hapësira të përshtatshme në përputhje me qasjen me politikën e jashtme në zhvillimin dhe ndryshim Erdoğan ka theksuar se New Yorku është vendi pritës i shumë organizatave ndërkombëtare dhe se ai është një prej qendrave kryesore të financave, tregëtisë, kulturës, artit dhe diplomacisë së botës ku dhe për këtë arsye ky qytet është në krye të vendeve ku ndjehet më së shumti nevoja për një ambient të përshtatshëm me objektivat.
Duke vënë theksin se organizata e OKB-së është çatia e vetme globale ku pavarsisht të gjtiha mangësive të gjithë mund të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet, të parastrojnë problemet dhe sugjerimet e tyre për zgjidhje, Erdoğan ka theksuar se:
“Por tashmë bota nuk është ajo e periudhës kur u themeluan Kombet e Bashkuara. Lufta e Dytë Botërore tashmë ka mbetur prapa dhe nuk është më një situatë që mund të ecet drejt të ardhmes me anëtarët e përhershëm të asaj periudhe, dhe të pajtohet me këtë drejtësi. Gjithashtu nuk është kurrë një strukturë për të siguruar paqen e botës. Teksa është dyfishuar numri i vendeve, janë ndryshuar edhe mënyrat dhe përmasat e kërcënimeve. Ka nevojë për zhvillimin e mënyrave të reja për të luftuar këto kërcënime. Për tu përshtatur me rethanat e reja në botë, riformatimi i Kombeve të Bashkuara (OKB) është kusht. Përshembull në rendin e këtij viti ndodhet reformimi por sërisht kjo nuk është ajo çfar ne presim. Gjëja më kryesore është reforma e strukturës së Kombeve të Bashkuara. Nuk është e mundur të shohësh një veprim apo një strukturë të shëndoshë të Kombeve të Bashkuara për aq kohë sa kjo reformë nuk ndodh”.
“Turqia përpiqet me të gjitha forcat dhe mundësitë e sajë për vendosjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies rajonale dhe ndërkombëtare. Ne kemi fituar vlerësimin e shumicës së popujve të botës me nismat tona konstruktive dhe aktive në këtë drejtim. Unë besoj se ne kemi kontribuar pozitivisht në jetën e miliona njerëzve në sajë të roleve aktive që ne kemi ndëmarrë në nivel rajonal”, ka thënë ndër të tjera presidenti Erdoğan.
Kujtojmë se nëndega “Bashkim Vëllazërim” në ciklin e fundit të zgjedhjeve parlamentare ka fituar bindshëm nëpër gjitha rrugicat ku gravitojnë funksionarët e BDI-së.