Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar të enjten se ushtria turke në dy ditët e fundit ka kryer sulme të shumta mbi pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Siri dhe Irak, duke vrarë rreth 200 terroristë.
Bota
Regjistrimi i popullsisë dhe bujqësisë në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe mund të dështojë edhe në vitin 2016, shkruan sot shtypi i Kosovës.
Kjo, pasi përfaqësuesit lokalë të përkrahur nga Serbia kanë vënë pengesa duke kërkuar që fillimisht të bëhet kthimi i të zhvendosurve. Serbët nuk janë pajtuar as pas lëshimeve të bëra nga qeveria, ku në këmbim të regjistrimit në vitin 2014 ajo kishte pranuar që Zveçanit dhe Zubin-Potokut t’ua rrisë numrin e këshilltarëve (anëtarëve të Kuvendeve Komunale).
Zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) janë duke kryer përgatitjet që regjistrimi të nisë nga fundi i këtij viti. Por duhet përmbushur disa kushte para se procesi të fillojë, shkruan Koha Ditore.
Edhe media serbe, në dhjetor 2015, duke iu referuar drejtueseve të qeverisë kosovare dhe të Eurostatit, paralajmëronte se gjatë vitit 2016 në veri të Kosovës, në katër komuna me shumicë serbe, do bëhet regjistrimi i popullsisë, i refuzuar në vitin 2011.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëruan 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turq, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.
Analistët politikë, Shkëlzen Maliqi dhe Halil Matoshi kanë vlerësuar se lideri i PDK-së, Hashum Thaçi mund të bëhet president i Republikës së Kosovës.
Sipas tyre, ai nuk do të ketë problem aspektin kushtetues dhe çështjen e votave në Kuvendin e Kosovës, meqë në raundin e tretë nevojitet shumicë e thjeshtë, shkruan “Epoka e re”.
Megjithatë, ata kanë thënë se Thaçit mund t’i dalin pengesa tjera në rrugën e tij drejt këtij posti.
Një shpërthim i virusit H1N1, apo i njohur ndryshe si gripi i derrave, ka vrarë mbi 50 njerëz në Ukrainë, këtë dimër.
Ministri i Shëndetësisë, Alexander Kvitashvili, ka kërkuar nga njerëzit që të mos bëjnë panik, duke thënë se “nuk e kemi tejkaluar pragun e epidemisë” dhe se “çdo vit, janari është kulmi i sezonit të gripit”.
Megjithatë, shpërthimi është serioz, sepse shumë njerëz kanë vdekur pa nevojë, duke mos kërkuar trajtim në kohë, ka shtuar ai.
Njerëzit me temperaturë të lartë duhet të konsultojnë mjekun menjëherë dhe të mos bëjnë përpjekje që të vetëmjekohen, ka porositur ministri Kvitashvili.
Zonat e goditura më së keqi përfshijnë: Kievin, Kharkivin, Vinician dhe Odesën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 0.3 përqind e popullsisë së Ukrainës merr vaksina kundër gripit.
Numri i të vdekurve si pasojë e sulmit të anëtarëve të organizatës terroriste PKK në rajonin Çinar të qytetit Diyarbakir rritet në 6.
Mësohet se nga sulmi ndaj një ndërtese të shërbimeve publike të komisariatit dhe ndërtesës ku banonin punonjësit e policisë së rajonit Çinar në qytetin Diyarbakir me anë të shpërthimit të një automjeti, humbën jetën 6 persona, mes tyre edhe një foshnjë 5 muajshe.
Theksohet se në mesin e viktimave gjenden edhe dy fëmijë 4 dhe 12 vjeçar. Trajtimi mjekësor për 39 personat e plagosur vazhdon nëpër spitalet e qytetit Diyarbakir.
Migrantët që me fëmijë të sëmurë arrijnë në qendrën e pranimit në Preshevë shpesh refuzojnë të lënë fëmijët e tyre të shërohen në njërën nga spitalet e jugut të Serbisë, shkruajnë mediet serbe, transmeton presheva.com.
Prindërit e fëmiut nga Siria i cili ditën e hënë ndërroi jetë në veturën e ndihmës së shpejtë, jo larg Preshevës kanë kërkuar ndihmë të mjekut kur kanë hyrë në Serbi, edhe pse fëmiu ka pasë probleme shëndetsore qysh në Maqedoni.
Djaloshi dyvjeçar është varrosur në varrezat e Preshevës.
Prindërit e fëmijës me pjestarët tjerë të familjes menjëher pas varrimit kanë vazhduar rrugën për në Shid.
“Jam nga Afganistani, këtu jam me fëmijët dhe duam që sa më shpejtë të arrijmë në Gjermani. Djali im i ka 3 muaj dhe ka pasë probleme gjatë rrugës. Tani është mirë dhe vazhdojmë rrugën tutje” ka thënë njëri nga emigrantët.
Mjekët e shtëpisë së shëndetit në Preshevë për gjashtë muajt e fundit kanë kryer 24.000 kontrollime të migrantëve.
Janë shumë pak nga ata që kanë pranuar shërim në spital. /presheva.com/
Sipas informacioneve nga Shtabi i Përgjithshëm është organizuar një operacion ajror në rajonet e Zapit, Metina Avashinit, Basjanit dhe Garasit, ku ndodhen kampet e PKK-së në veri të Irakut.
Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë të godasin rëndë organizatën terroriste të PKK-së brenda dhe jashtë vendit.
Sipas informacioneve nga Shtabi i Përgjithshëm është organizuar një operacion ajror në rajonet e Zapit, Metina Avashinit, Basjanit dhe Garasit, ku ndodhen kampet e PKK-së në veri të Irakut.
Gjuajtësit turq kanë asgjësuar strehime, depo dhe kampe të organizatës terroriste, të identifikuara këto më herët me avionë të telekomanduar.
Ndërkohë gjatë operacioneve që vazhdojnë ende në qytezën Cizre së Sirnakut dhe Sur të Diyabakirit janë arritur të asgjësohen 16 terroristë.
– Sipas burimeve tre shtetas rusë janë në mesin e të arrestuarve gjatë bastisjeve të sotme në provincën Antalya.
Burime nga forcat e sigurisë të Turqisë për Anadolu Agency (AA) thanë se kanë arrestuar dhjetra persona anembanë Turqisë, përfshirë edhe shtetas rusë, nën dyshimin për lidhje të tyre me DAESH-in. Arrestimet janë bërë pas shpërthimit të së martës në lagjen Sultanahmet në Stamboll.
Sipas burimeve tre shtetas rusë janë në mesin e të arrestuarve gjatë bastisjeve të sotme në provincën Antalya, ndërkohë që policia në Izmir ka arrestuar edhe gjashtë të dyshuar të tjerë.
Forcat e sigurisë arrestuan të martën 16 persona nga të cilët 15 sirianë dhe një shtetas turk gjatë operacioneve në Ankara. Sirianët pritet të deportohen. Arestime janë bërë edhe në provincat Mersin, dhe Adana ku poashtu pati dhjetra të arrestuar.
Një sulmues vetëvrasës me bombë vrau të martën në Stamboll 10 persona, shumica prej të cilëve turistë gjermanë. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, për sulmin në fjalë akuzoi organizatën terroriste DAESH.
/AA/ Shekulli Agency
Në një deklaratë të bërë nga Garda Revolucionare theksohet se në Gjirin Persik në afërsi të ishullit Farsi janë ndaluar 10 marinsa të flotës amerikane në dy skafe të cilët kishin hyrë në ujërat territoriale të Iranit.
Njoftohet se forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë konfirmuar lajmin për ndalimin e 10 marinsave amerikanë në Gjirin Persik.
Në një deklaratë të bërë nga Garda Revolucionare theksohet se ditën e djeshme në Gjirin Persik në afërsi të ishullit Farsi rreth orës 16.30 janë ndaluar 10 marinsa të flotës amerikane në dy skafe të cilët kishin hyrë në ujërat territoriale të Iranit.
Ndër të tjera është theksuar se gjendja shëndetësore e ushtarëve është e mirë dhe se nga 10 ushtarët e ndaluar njëra prej tyre është femër.
Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona.
Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së qytetit në kuadër të punimeve kundrejt DAESH përcaktuan se në një ndërtesë në lagjen Beykapisi në rajonin Eyyubiye strehoheshin persona për t’iu bashkuar DAESH-it, mblidheshin para për personat të cilët tentonin të kalonin në Siri si dhe ishin në përgatitje për të kryer akte në Turqi me materialet e siguruara nga Rakka e Sirisë.
Ndër të tjera theksohet se të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e policisë ku po vazhdojnë procedurat e mëtejshme.