Nënat myslimane në kohën e artë të tyre
Një asket i kishte thënë nënës së tij: Oj nëna ime, më lërë të përkushtohem për adhurimin e All-llahut dhe mësimin e dijes!
Nëna i dha leje.
Ai u përkushtua për dije derisa u bë i zoti. U kthye prapë tek nëna. E trokiti derën.
Nëna pyeti: Kush është.
Jam filani, djali yt – u përgjigj.
Të kemi dhënë për All-llahun, kështu që më nuk të pranojmë.
Nëna është shkollë, nëse e përgatit
Përgatit një popull me baza të shëndosha
Nëna është kopsht, nëse përkujdesesh me ujitje
Cel lule me petale shumë të bukura
Nëna është mësuesja e parë e mësuesve,
të bëmat e të cilëve kanë pushtuar horizontet
(Shkëputur nga Ve bi-l-validejni hsanen të Mahmud Misriut)



