Sipas Raportit mbi Bashkimet dhe Blerjet për Vitin 2015, hartuar nga kompania e njohur Deloitte Turkey, interesi i investitorëve të huaj për Turqinë ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit, që sapo lamë pas, shkruan e përditshmja “Yeni Şafak”.
Ekonomi
Sipas lajmit të Gazetës “Sabah”, Kontraktorët turq do të hapen në tregun saudit.
Kanë filluar të qartësohen detajet në lidhje me propozimin e Arabisë Saudite : “Le të bashkëpunojmë për ndërtimin e 2 milion banesave”.
Kërkesa për ndërtimin në një sipërfaqe prej 300 milion metra katrorë, do të thotë 240 miliardë dollarë për kontraktorët turq.
Sektori i ndërtimit turk, zë vendin e dytë të kontraktorëve në botë.
Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, në këtë kontekst, ka në rend të ditës stimulimin për nevojën e banesave sociale të popullit.
Ky lajm vjen pas një vizite zyrtare ditë më parë të Presidentin Recep Tayyip Erdogan, në Arabinë Saudite ku ishte ftuar nga Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Suud.
Ministri i Ekonomisë Mustafa Elitas tha se Turqia mund të zbatojë sanksione kundër Rusisë.
Ministri Elitash (Elitaş) tha se ka ankesa se kompanive turke që kanë aktivitet në qytete të vogla të Rusisë po kërcënohen dhe u bëhen presione për t’ua transferuar aksionet ortakëve rusë.
-“Në tregti ka një moral. Këta njerëz kanë besuar tek shteti rus që kanë bërë investime në atë vend. Po i ndjekim me durim zhvillimet”, u shpreh Ministri Elitash.
Në një reportazh për të përditshme turke “Sabah”, Elitas sqaroi se shqetësimet që janë depozituar në zyrën e Ministrisë së Ekonomisë për Rusinë janë duke u vlerësuar në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë.
-“Për momentin jemi duke grumbulluar prova mbi ankesat në fjalë. Do të shkohet në gjykatat ndërkombëtare. Do të kërkohet e drejta për të gjithë ata që kanë pësuar dëme”, nënvizoi Elitash.
Kurse në lidhje me qëndrimin që është duke mbajtur Moska zyrtare pas rrëzimit në 24 nëntor të një avioni ushtarak rus nga gjuajtësit turq F-16 për arsye se kishte shkelur kufirin turk Ministri Elitas tha:
-“Unë qëndrimin e Rusisë e krahasoj me situatën sinoptike. Ngandonjëherë është kohë me diell, ngandonjëherë është me mjegull dhe vranësira, ngandonjëherë me shi dhe stuhi. Në qoftë se është me mjegull dhe vranësira, vepron në bazë të kësaj, demonstron veprime që nuk përputhen me normat e tregtisë. Ndërkohë që problemet zgjidhen duke biseduar”.
Udhëheqësit rus ndërkohë që penalizojnë eksportuesin turk, tiranizojnë qytetarin e tyre, u shpreh Elitash dhe vijoi:
-“Në vendin e vet inflacionin e kanë ngritur në nivele të larta. Me sa kemi arritur ta ndjekim gjendjen përmes medias, ka shkuar një domate 6 lira turke, pra rreth 2 dollarë. Ky nuk është një penalizim që i bëhet eksportuesit turk, është një torturë, një tirani që i bëhet popullit rus. Unë u këshilloj gjykim të shëndoshë”.
Ka vende që presin të blejnë mallrat turke, nënvizoi Ministri i Ekonomisë turke, Mustafa Elitash dhe intervistën e tij e vijoi me këto fjalë: -“Humbjet që kemi pësuar nga tregu rus në lidhje me eksportin e perimeve dhe frutave të freskëta e kompensojmë me tregje të tjera. Ne kemi prodhime që mund t’ia shesim të gjithë botës, duke filluar që nga Afrika Qëndrore e deri në Indi e disa rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi këtu edhe Kinën.
Sipas numrave deri te të cilët ka ardhur SCOOP-Maqedonia, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka dhënë 7.4 milionë euro për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare të deputetëve në 10 vitet e fundit.
Me këto para mund të ndërtoheshin 5 shkolla të reja me një kapacitet prej 2.600 fëmijëve dhe 30 kopshte fëmijësh me kapacitet për t’u kujdesur rreth 3.000 fëmijësh.
Inflacioni vjetor në Rusi ka arritur 12,9 për qind në vitin 2015, duke tejkaluar përllogaritjet qeveritare, sipas statistikave të publikuara dje, ndërkohë që embargoja ruse kundrejt disa produktesh ukrainase dhe turke rrezikon t’i rrisë çmimet.
“Niveli vjetor i inflacionit është rritur me 12,9 për qind në vitin 2015 kundrejt 11,4 për qind që ishte vitin e kaluar”, njoftoi shërbimi federal i statistikave “Rosstat”.
Inflacioni filloi të rritet me ritme të larta në fund të vitit 2014 dhe vazhdoi progresin në vitin 2015 për shkak të zhvlerësimit të monedhës ruse si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për rolin e saj në krizën ukrainase.
Ka marrë start fushata për promovimin në mbarë botën të Markës së Turqisë, përmes të cilës bota do të njihet edhe me historinë e suksesit të Turqisë.
Tani është gati fushata e promovimit, e cila do të sjellë kontribute pozitive në perceptimin e markës turke brenda dhe jashtë vendit.
Kryeministri Ahmet Davutollu Fushatën e Promovimit të Markës së Turqisë e filloi nga Stambolli.
Fushata është përgatitur në gjuhë të ndryshme dhe me kontributin e shumë emrave të njohur.
Mbështetjen e tij ndaj fushatës Kryeministri Davutollu e tregoi me kravatën me ngjyra të njëjta me atë të reklamës.
-“Me markën e re të saj Turqia do të fillojë ti tregojë botës historinë e gatuar me qytetërimet mijëravjeçare”, u shpreh Kryeministri.
Në fjalën përshëndetëse Davutollu u dha 2 lajme të mira edhe drejtuesve të sektorit turk të turizmit, që është prekur nga kriza me Rusinë.
-“Stimulimet e veçanta që sot jepen vetën për 8 vendet që bëjnë pjesë në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zgjerohen në 27 vende. Mbështetja që do të jepet për aeroplanët që do të sjellin turistë në aeroportet e Antalya-s, Muğla-s dhe Izmirit nuk do të zbatohet për një kategori të caktuar avionësh, por për avionët që do të vijnë nga të gjitha vendet, cila do qoftë pika e tyre e nisjes”, – sqaroi shefi i qeverisë së Ankarasë.
Irak-Viti 2016 mund të sjell kolaps ekonomik
Ekonomia e Irakut mund të jetë në buzë të kolapsit në vitin 2016, tha Ahmed el-Hac, anëtar i Komitetit të Financave të Parlamentit të Irakut.
Hac ka deklaruar se nafta dhe të ardhurat e tjera mund të përmbushin vetëm çerekun e buxhetit për vitin 2016
“Ne e kemi llogaritur në buxhet çmimin e naftës në 45 dollarë për fuçi, që do të thotë se 71 miliardë dollarët e eksportit të naftës vështirë se mund të realizohet”, tha Hac.
Ai gjithashtu theksoi se ulja madje e vetëm një dollar në çmimet e naftës mund të shkaktojë 1 miliardë dollarë deficitin fiskal në buxhetin e Irakut.
Turqia është ngjitur në vendin e parë mes vendeve evropiane për prodhimin e automjeteve komerciale në periudhën janar-shtator 2015, bën të ditur gazeta turke, “Yeni Şafak”, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK).
Ndërkohë që prodhimi i automjeteve komerciale në Turqi është rritur me 34%, për një total prej 408.000 copësh gjatë 9 muajve të parë të vitit; në vendet anëtare të Bashkimit Evropian prodhimi i këtyre makinave është rritur me 11% dhe ka arritur në gjithsej 1,4 milionë copë.
Turqia vazhdon të ruajë vendin e gjashtë në Evropë për prodhimin e përgjithshëm të sektorit automobilistik, por ka çuar në 82% pjesën e saj në eksportin total të makinave.
Po ashtu, Turqia ka zënë vendin e shtatë në raport me prodhimin e automobilave në vendet anëtare të BE-së.
Kryeministri Davutoglu, në lidhje me disa nga vendimet e Rusisë për zbatimin e sanksioneve, tha se: “Turqia nuk është shtet që do të bie në vështirësi me anë të sanksioneve”
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme e cila u organizua në “Swiss Hotel Stamboll” tha se: “Turqia e vjetër ishte ajo e cila ishte tërhequr në guaskën e saj dhe e mbyllur në brendinë e tij, ndërsa Turqia e re është ajo e cila ka thyer të gjitha guaskët e saj dhe në çdo aspekt i’u ka hapur botës”.
“Turqia ka kthyer sytë e saj tek bota dhe kjo lindi rezultate të konsiderueshme”-
Kryeministri Davutoglu, i cili theksoi se frutet e stabilitetit politik janë marrë më së shumti në ekonomi, tha se: “Turqia në 14 vitet e fundit, duke e kthyer fytyren, e jo shpinën botës arriti rezultate shumë të rëndësishme në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Vëllimi i tregtisë së jashtme në vitin 2002 ishte 87,6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 duke u rritur 3,6 here arriti në 400 miliardë dollarë. Eksporti ynë i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë, në vitin 2014 arriti në 158 miliardë”.
Kryeministri Ahmet Davutoglu, duke njoftuar se në takimin me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tspras në Bruksel kanë vendosur që takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ta realizojnë në qytetin Izmir të Turqisë në gjysmën e parë të muajit shkurt, tha se: “Shpresoj që Linjat Ajrore Turke do të fillojë fluturimin Atinë-Izmir dhe mysafiri i parë që do të presë do të jet kryeministri i Greqisë “.
“Askush mos të presë prej nesh që të lëshojmë pe”-
Duke u shprehur se: “Dua që edhe një herë të tregoj se kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar në mënyrë më të mirë, ashtu si ishim më parë, marrëdhëniet Turqi-Rusi të cilët u tensionuan” Kryeministri Ahmet Davuoglu vazhdoi:
“Ne jemi gati për bisedimet me Rusinë dhe për çdo lloj shkëmbimi mendimesh. Por nuk do të lejojmë që neve të na diktojë ndonjë send. Duke u përpjekur që këtë krizë politike të zgjidhim në rrethin e tavolinës, nuk do të lejojmë që me sanksionet ekonomike të prishen marrëdheniet. Rusia sipas vetes zbaton disa sanksione. E them këtë haptazi, këto sanksione ndaj Turqisë nuk i shohim të përshtatshme me kuptimin e shtetit të madh.Turqia nuk është shtet që do të bjerë në vështirësi me anë të sanksioneve.”
“Turqia nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë terroriste, nuk ka dhe nuk do të”-
“Pse akuzat të cilët para një muaj nuk ju kanë drejtuar Turqisë, tani po ju drejtohen? Putini, para një muaj nuk e ka ditur se ne jemi shtet Musliman? Para një muaj në Samitin G-20 në Antalia ku u takua me presidentin tonë, nuk e dinte politikën e jashtme të vendit tonë? Nëse Turqia ka bashkëpunuar me DAESH-in pse atëherë nuk ka folur? Kjo nuk është në fjalë. Turqia nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë terroriste, nuk ka dhe nuk do të. Por ne e dimë se sot kush është në kontakt me DAESH-in dhe PKK-në për të shqetësuar Turqinë. Edhe një herë dua që të theksoj se do të ruajmë kufijtë të vendit tonë dhe do të garantojmë të ardhmen”.
“Kurrë nuk i harruam ato ditë”-
Kryeministri Davuotglu, i cili tha se nuk e njohim pushtimin e Krimesë nga Rusia, shtoi se: “Ne nuk pranojmë mërgimin dhe shtypjen mbi tatarët e Krimesë. Tani për të bërë, për mirëqenien dhe zhvillimin e tatarëve Krimesë, në mënyrë aktive sipërmarrësët tonë dhe bota të vlerësojnë mundëstië në dispozicion”.
“Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjtihë botës i ka treguar se ne jemi me të drejtë”-
“Me kërkesën e autoriteteve irakiane, për të lufutar kundër DAESH-it, ne sigurojmë mbështetje me pajisje dhe trajnim, edhe Peshmergëve, por edhe vullnetarëve lokal në Mosul. Kjo mbështetje do të vazhdojë deri në shpëtimin e Mosulit. Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjtihë botës i ka treguar se ne jemi në të drejtë”.
“Zgjidhja e krizës në Siri ëshë e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeverie legjitime”-
Kryeministri Davutoglu i cili prëmendi edhe luftën civile në Siri, tha se: “Shohim se bashkë me vendimin e marrë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kemi ardhur në një prag kritik në rrugën për zgjidhjen e krizës në Siri. Dua të them haptazi se zgjidhja e krizës në Siri ëshë e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeverie legjitime”./AA/
Në kuadër të projektit të modernizimit të armës kombëtare turke të këmbësorisë, është nënshkruar marrëveshja 60 milion lira turke (afërsisht 20 milion euro) për prodhimin në seri të 15 mijë e 14 armëve.
Arma kombëtare e këmbësorisë e quajtur MPT-76, është projektuar dhe zhvilluar nga Industria Kimike dhe Mekanike, MKE.
Në fazën e parë, Forcave të Armatosura Turke iu dorëzuan 20 mijë armë.
Pasi kjo armë është pëlqyer nga ushtria turke, u nënshkrua marrëveshja prej 60 milion lirash turke për një prodhim të dytë seri.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Sekretarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kalekalıp, në prodhimin seri do të përfshihen 15 mijë e 14 armë kombëtare MPT-76.
Këto armë do tu dorëzohen Komandës së Forcave Tokësore, Detare dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.
Sëbashku me dorëzimin do të fillojnë edhe punimet për përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre armëve.
Me anë të MPT-76 planifikohet që të sigurohet edhe nevoja e ameve të këmbësorisë për vendet mike dhe aleate të Turqisë.
Shekulli Agency