Sipas Raportit mbi Bashkimet dhe Blerjet për Vitin 2015, hartuar nga kompania e njohur Deloitte Turkey, interesi i investitorëve të huaj për Turqinë ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit, që sapo lamë pas, shkruan e përditshmja “Yeni Şafak”.
Shekulli Agency
Gjatë ditës së sotme, e enjte, 7 janar 2015, moti në Shqipëri do te karakterizohet nga reshje të vazhdueshme shiu, ndërsa ne zonat veriore e juglindore me reshje dëbore
Ja si do të paraqitet situata e motit ditën e enjte:
Qytetet / Temperaturat
Shkodër 4/10 re shi
Kukës -1/3 shi dëbore
Lezhë 6/11 shi rrufe
Dibër 1/4 shi dëbore
Durrës 6/14 shi rrufe diell
Tiranë 8/12 shi rrufe diell
Elbasan 5/11 shi rrufe
Berat 6/12 shi diell
Vlorë 7/14 shi rrufe
Korçë 2/5 shi dëbore
Gjirokastër 4/11 shi
Sarandë 8/14 shi
Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Binali Yëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se vizat që kërkon Rusia nga ekuipazhet e fluturimit të disa kompanive turke me seli në Turqi është një praktikë që bie ndesh me normat ndërkombëtare të aviacionit.
-“Nëpërmjet kanaleve diplomatike ne do t’u rikujtojmë menjëherë atyre se kjo është një praktikë e gabuar dhe nuk është në përputhje me normat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit civil”, – sqaroi ministri turk i Transportit.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi në Ankara, Ministri Jëlldërëm tha se qëllimi i tyre nuk është që ti japin një përgjigje në cilësinë e reprezaljes kësaj krize që kanë me Rusinë.
-“Qëllimi ynë është të normalizojmë marrëdhëniet, ky është prioriteti ynë. Ne do të përpiqemi për këtë deri në fund. Krizat shkojnë e vijnë, por miqësia mbetet përjetë. Përmes negociatave të përbashkëta do të gjejmë mënyrën më të mirë për të kapërcyer këtë krizë. Kemi të bëjmë me një zhvillim të tillë, por do ta zgjidhim”, cilësoi Jëlldërëm.
Linjat Ajrore “Pegasus” dhe “Onur Air” kishin deklaruar se i kanë ndërprerë përkohësisht fluturimet drejt Rusisë, pas kërkesës së Moskës për pajisjen me viza të ekipeve të fluturimit të avionëve turq duke filluar që nga data 1 janar dhe për arsyen se nuk kishin asnjë përgjigje për aplikimet që kishin bërë për marrjen e vizës ruse.
Një vit pas protestave, fati i ndërmarrjes në udhëkryq
Analisti Isa Mulaj tha se Qeveria, por edhe Kuvendi, duket sikur qëllimshëm e kanë prolonguar hartimin e strategjisë dhe miratimin e Projektligjit për “Trepçën” deri në nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën”
DYSHIMET E MULAJT
Analisti Isa Mulaj tha se Qeveria, por edhe Kuvendi, duket sikur qëllimshëm e kanë prolonguar hartimin e strategjisë dhe miratimin e Projektligjit për “Trepçën” deri në nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën”. “Tani gjërat duken të ndërlidhura ndërmjet “Zajednicës”, “Trepçës”, “Brezovicës” dhe disa aspekteve tjera ekonomike. Ashtu siç e ka bllokuar ose kushtëzuar privatizimin e “Brezovicës”, Serbia do ta shtoj ndikimin edhe rreth punëve të Trepçës, madje tani, është e pozicionuar më mirë pasi ka në dispozicion edhe një subjekt për t’i përfaqësuar dhe realizuar interesat e saja në “Trepçë”, pra “Zajednicën”.
Kryeministri Mustafa mundohet të bëjë sehir me deklaratat e tij se “Trepçën” do ta shpallin “Pasuri kombëtare.” Se si e shpall, nuk ka rëndësi. Edhe “Brezovicën” mund ta shpall “Pasuri kombëtare”, ndërkohë që punët konkrete dhe kontrollin në terren e ushtrojnë serbët lokalë dhe Qeveria e Serbisë. Madje, në këtë insiston edhe kryeministri Mustafa kur ngul këmbë se do ta zbatoj marrëveshjen për “Zajednicën” ashtu si është”, u shpreh ai.
Presidenti i Turqisë paralajmëroi se bota islame sërish është tronditur nga komplotet mes grupeve meth’hebike e cila menaxhohet nga një “mendje e lartë”, me qëllim të përçarjes së botës islame dhe të ngatrrojë atë mes vetes.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se bota islame sërish është tronditur nga komplotet mes grupeve meth’hebike e cila menaxhohet nga një “mendje e lartë”, me qëllim të përçarjes së botës islame dhe të ngatrrojë atë mes vetes.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Çështja është se bota islame dëshiron të kthehet në një skenë të konflikteve ndër-meth’hebike. Ne jemi të vetëdijshëm se komplotet meth’hebike janë njëra nga arsyet kryesore që qëndrojnë prapa të gjitha skenave që vijnë nga kriza e Sirisë, Irakut, Jemenit dhe Libanit”, tha Erdoğan gjatë pritjes së sotme të muhtarëve, përfaqësuesve më të ulët të autoriteteve lokale në Turqi.
Erdogan gjithashtu tha se është mjaft e qartë se prapa qëndrimeve se gjoja përfaqësojnë interesat meth’hebike, në fakt fshihen përpjekjet për të vendosur dominimin në rajon.
Duke rikujtuar krizën aktuale mes Arabisë Saudite dhe Iranit, Erdogan dënoi fuqishëm dhe i vlerësoi si të papranueshme djegien e fundit të zyrës diplomatike të Arabisë në Iran.
“Në Turqi, nuk ekziston praktika e dënimeve me vdekje. A është kjo e mirë apo keqe është tjetër çështje. Në Arabinë Saudite dënimi me vdekje ekziston. Është edhe në Iran, Amerikë, Rusi dhe Kinë, në këto vende akoma ekzekutohen dënimet me vdekje. Kur në këto vende ndodhin ekzekutime askush nuk e ngre zërin. Tani në Arabinë Saudite u ekzekutuan 47 persona të dënuar më parë dhe kjo, sipas mendimit tim, është vendimi i natyrës të brendshme ligjore të këtij shteti. Në mesin e të ekzekutuarve 46 ishin sunitë të lidhur me Al-Kaedën dhe një shiit. Ky ishte vendimi i Arabisë Saudite, dhe është një çështje tjetër nëse dikush miraton një hap të tillë apo jo”, shpjegoi Erdogan.
Presidenti turk pyeti pse kritikët e zëshëm të dënimit me vdekje heshtin kur në Egjipt dënohen më shumë se një mijë njerëz, kurse në mesin e të burgosurve të dënur me vdekje është edhe Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike të atij vendi.
“Me vdekje është dënuar personi i cili ishte kreu i shtetit. A ishte ai një terrorist apo autori i një grusht shteti ushtarak. Jo, grushti është kryer nga gjenerali dhe ministri i Mbrojtjes të emëruar nga i nderuari Morsi. Tani me vdekje e dënuat presidentin e tyre. A ka dikush në botë që ngriti zërin kundër kësaj? Jo, vetëm ne kemi ngritur zërin sepse është detyra që të udhëhiqemi nga drejtësia. Allahu i ndëshkoftë ata që botën islame dhe muslimanët po i shtynë në të keqe”, tha Erdogan.
Shekulli Agency /AA/
Një grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99–së.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Srebrenica. “Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo. Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.
KosovaPress raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve. Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.
Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati në disa zona të ndryshme ku ky lum kalon. Problematika kryesore është shfaqur pranë ish ekspozitës, tk lulishte “1 maji”, ku lana ka dal nga shtrati duke rrezikuar përmbytjen e rrugës dhe bizneseve që ndodhen aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses për të ndërhyrë në kanalizimet, të cilat do të bëjnë të mundur normalizimin e situatës.
Ish-deputeti dhe ish-Ministri në qeverinë socialiste, Marko Bello ka deklaruar se Kryeprokurori Adriatik Llalla është dorëzuar para krimit të organizuar dhe korupsionit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bello ka shprehur reagimin lidhur me vendimin e Llallës që Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do t’i rikthehet strukturës së mëparshme, duke qene se kohet e fundit nuk ka patur denoncime konkrete per korrupsion.
Reagimi në Facebook nga ish-deputeti socialist Marko Bello
Me nje qetesi olimpike, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dje se Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do t’i rikthehet strukturës së mëparshme, duke qene se kohet e fundit nuk ka patur denoncime konkrete per korrupsion.
Te gjithe e mbajne mend se 3 muaj me pare, ishte Llalla ai qe deklaroi se shume shpejt “njerez te rendesishem te politikes dhe jo vetem, do te dergoheshin para drejtesise”, duke inkurajuar prokuroret te deshmojne forcen e ligjit per zyrtaret e niveleve te larta, te dyshuar si te perfshire ne veprimtari korruptive.
Ne nje vend ku akuzat per korupsion behen nga te kater anet, ku segmente te pakapura te shtypit zbulojne dhjetra raste te korrupsionit, ku sondazhet e organizatave joqeveritare tregojne nivel te larte korrupsioni te zyrtareve te te gjitha niveleve, apo ku raportet e BE dhe organizatave nderkombetare flasin per korrupsion te shtrire ne te gjitha poret e shtetit, ne menyre krejt te habitshme, kryeprokurori Llalla shprehet se nuk ka denoncime konkrete qe pastaj organi i akuzes t’i hetoje.
Eshte fatkeqesi qe ne 25 vjet demokraci, ne nuk kemi ende institucione qe te frenojne fenomenet negative te sistemit dhe te bejne zap te gjithe ata qe vene dore ne pasurine publike. Me keq akoma, duket se edhe organet ligjzbatuese jane dorezuar perpara falangave te krimit te organizuar dhe korupsionit.
Mbreti saudit, Salman dhe Presidenti Erdogan deklaruan në Riad se regjimi i Esadit duhet të tërhiqet dhe ranë dakord për të mbështetur grupin e përbashkët të opozitarëve për negociata në Konferencën e Paqes, që do të përsëritet në janar për Sirinë.
Agjencia japoneze e lajmeve, “Kyodo”, në një lajm të saj shkruan se Mbreti arabosaudit, Salman bin Abdulaziz dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në takimin që patën në Riad kanë konfirmuar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, ekonomisë dhe energjisë.
Të dy liderët kërkuan me forcë tërheqjen e regjimit të Esadit nga detyra në Siri dhe ranë dakord për të mbështetur grupin e përbashkët të opozitarëve për negociata në Konferencën e Paqes që do të përsëritet në janar për Sirinë
“Kush kë po shpëton në Athinë”?
Sitel, Kanal5, Kurir, Republika… me titull shpresëdhënës: “Ахмети во петок на средба со Коѕиас”. Pas vizitës së parë të Ahmetit me shokë që i bëri Athinës në shtator 2013, kur bashkë me Venizelos deklaruan se miqësisht kishin biseduar për fqinjësi të mirë dhe zgjidhje të kontestit të emrit të vendit tonë, duket se edhe me Koxias tema është e njejtë.
Disa ditë para vizitës së eurokomisionerit Johanes Han në Shkup, disa ditë para dorëheqjes së Nikolla Gruevskit nga pozita e kryeministrit që e mbante tanimë gati dhjetë vite, pas dështimit total të proceseve që do bënin Maqedoninë “shtëpi” edhe të shqiptarëve, të lirë e të barabartë me maqedonasit,.. në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat BDI po ballafaqohet me një refuzim të ashpër nga tërë populli shqiptar, por edhe nga vetë strukturat e saj,.. cili do ishte misioni i Ahmetit në Athinë?
Zgjidhja e kontestit të emrit dhe me këtë debllokim i proceseve integruese? Shpëtim i Gruevskit nga antagonizmi grek pas antikvizimit të plotë të vendit, apo shpëtim i vetes duke tentuar të “pleqnojë” konfliktin maqedono-grek dhe të “mbulojë” konfliktin shqiptaro-maqedon brenda vendit? Dashakeqët sapo dëgjojnë përbërjen e “ekipit” të Ahmetit, dyshojnë se vizita mund të jetë në lidhje me rastin “Telekom”.
Cili është qëndrimi i BDI-së vis-a-vis konfliktit maqedono-grek për emrin?
Pas kyçjes së përfaqësuesit të BDI-së në negociatat nën ndërmjetsimin e Nimicit, por edhe para kësaj, kjo parti hapur është shprehur se “për shqiptarët e Maqedonisë është i pranueshëm çfardo emri (për të cilin do binin dakord dy palët) por që nuk do përmbante në vete elementin sllav”. Që i bie se për ne, shqiptarët këtu, është OK nëse do quhej “Maqedonia e epërme”, “Maqedonia veriore”…(disa nga emrat e përfolur në negociata). Me këtë, ne shqiptarët në kuptimin e shtetësisë do të vuloseshim si “maqedonoverior” ose “maqedonas të epërm”. Kjo do qëndronte në pasaportat tona, por edhe në çdo paraqitje tonën jashtë vendit në evenimente të ndryshme ndërkombëtare. Dmth, pas një marrëveshje eventuale, gjithkund ku tani paraqitemi si përfaqësues të IRJM-së, nën siglën “FYROM”, tanimë përgjithmonë do të asimiloheshim në maqedonë të epërm, verior etj.
Nëse emri i një shteti përfaqëson dhe prezenton vendin dhe njerëzit që jetojnë në të, kjo nuk është një zgjidhje që ne duhet ta pranojmë. Emri i shtetit dhe nëpërmjet tij edhe i shtetësisë sime, sikur edhe flamuri, stema, himni i tij, duhet të më përfaqësojnë edhe mua, si shqiptarë që jam. Un nuk kam dilema rreth identitetit tim. Ato duhet të jenë gjithëpërfshirës dhe inkluziv, dhe assesi përjashtues për ne shqiptarët. Pas tentimit për t’a kaluar luanin si stemë të shtetit, nuk dua të besoj se do tentohet nga ana e partisë shqiptare në pushtet të na “shitet” edhe ideja se emri “maqedonas” na përfaqëson edhe neve shqiptarëve. Ky do ishte epitafi i saj politik.
Ndërkohë prokuroria speciale ka filluar procesuimin e lëndëve nga “bombat”. Do doja të fillojë nga prokuroria e “rëndomtë” dhe të vazhdojë me të gjithë që trajtuan shtetin si pronë private të tyre. Kjo dë të ishte rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë për debllokimin e të gjitha proceseve të vendit tim”.
Muhamed Ismaili nga partia “Uniteti”.