Policia: Jurgen Kurti nuk e vrau babain

jurgen-kurti-1-700x576-e1459845842573-720x350Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje të reja për krimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut, ku një person mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos.

Sipas policisë, Artur Kurtin, nuk e ka vrarë djali i tij Jurgen Kurti, sic mendohej deri tani. Nga gjurmët e gishtave në armën e krimit (thikë), rezulton se autori i vrasjes është kunati i Arturit, Leonard Ristani.

Sipas hetimeve paraprake, bëhet me dije se viktima Artur Kurti nuk pranonte divorcin me gruan e tij, të cilën e kishte dhunuar mbrëmjen e së shtunës. Për këtë arsye ajo kishte lajmëruar djalin dhe të vëllain për ndonjë skenë të ngjashme.

Pikërisht në mbrëmjen e djeshme, Artur Kurti është shfaqur me thikë në banesën e gruas, por ndërhyrja e Leonard Ristanit, i ka marrë jetën atij.

Shekulli Agency