Letra e Ramës për Bashën/ Reagon Komisioneri Johanes Hahn

Johannes HahnKomisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn, ka komentuar letrën e kryeministrit Edi Rama për kreun e opozitës, Lulzim Basha, për celjen e dialogut politik për reformën në drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hahn shkruan se mbështet cdo iniciativë për dialog politikë në të mirë të vendit.

“Mbështes të gjitha iniciativat për dialog politik në të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptar”, shkruan Hahn në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ftoi sot zyrtaristh Lulzim Bashën për nisjen e një dialogu politik për reformën në drejtësi. Më poshtë letra e Ramës për Bashën.

221935_1

Shekulli Agency