SHBA – Kandidati demokrat për president kritikon politikën e Izraelit në territoret palestineze

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, rivali i Hillary Clinton në garën presidenciale që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka pranuar të mbajë fjalim në konferencën vjetore të Komitetit për bashkëpunim mes SHBA-ve dhe Izraelit (AIPAC).

Bernie SandersPesë pretendentët e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në programin e CNN-it kanë folur për planet e tyre të cilat do ti realizojnë nëse fitojnë garën për numrin një të Shtëpisë së Bardhë.

Në garën republikane për kandidatin presidencial kanë mbetur guvernatori i Ohios, John Kasich, senatori nga Texasi Ted Cruz, biznesmeni Donald Trump, ndërsa në garën e demokratëve lufta kryesore është mes ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.

Të gjithë kandidatët përveç Sanders-it para debatit televiziv mbajtën fjalim në takimin vjetor të Komitetit për bashkëpunim mes SHBA-ve dhe Izraelit, që paraqet lobin më të fortë hebre në Amerikë.

Në fjalimet e tyre, kandidatët folën kryesisht për politikën e SHBA-ve në raport me Izraelin, Lindjen e Afërt dhe Kubën.

Clinton gjatë paraqitjes së saj ka mbrojtur qëndrimin e pushtetit në lidhje me marrëveshjen për programin bërthamor me Iranin, ndërsa kandidatët republikanë pikërisht në këtë temë ishin më të zëshëm me kritikat e tyre.

/TRT/

Shekulli Agency