Erdogan: Politika e emigracionit e Bregut të Fildishtë, shembull për vendet e botës

Presidenti turk theksoi se emigrantët të cilët përbëjnë mbi 11 përqind të popullatës në këtë vend nuk paraqesin barrë dhe problem, për të shtuar se ata janë simbol i mirëkuptimit në shtet

erdogan-afrikPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lavdëruar politikën e emigracionit të cilën e zbaton Bregu i Fildishtë, duke theksuar se bota mund të mësojë nga ky shtet afrikano-perëndimor, më konkretisht nga mirëkuptimi i këtij shteti që ka për numrin e madh të emigrantëve.

“Bregu i Fildishtë është një strehë dhe strehimore e sigurt për këta njerëz” deklaroi Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë shtet.

Presidenti turk theksoi se emigrantët të cilët përbëjnë mbi 11 përqind të popullatës në këtë vend nuk paraqesin barrë dhe problem, për të shtuar se ata janë simbol i mirëkuptimit në shtet. Gjatë fjalimit të tij, Erdogan tha se është presidenti i parë i Turqisë që viziton Bregun e Fildishtë, ndërkohë që vendin e quajti “shembull” për trajtimin e emigrantëve.

“Kam dëshirë që kjo situatë të paraqesë shembull për të gjithë kontinentet dhe shtetet anembanë botës. Ne poashtu kemi pranuar tre milionë vëllezër dhe motra nga Iraku dhe Siria të cilët kanë ikur nga përleshjet, dhe këtë e kemi bërë pa asnjë diskriminim fetar, gjuhësor apo etnik” tha Erdogan.

Shekulli Agency