Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të dënojë ushtarët e Kosovës

isa-mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë foli ka folur për vendimin e Serbisë dje për dënimin e tetë ushtarëve të UÇK.
Ai tha se për të bërë këtë s’ka kompetenca asnjë gjykatë. Mustafa tha se asnjë gjykatë më Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës.

Mustafa tha se si Qeveri do të kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës reagojmë ndaj një procesi farsë gjyqësor në Serbi që dje dënoj 8 eprorë dhe pjesëtarë të Brigadës 138 të UÇK. Ish eprorë të kësaj brigade tashmë deputet të Kuvendit të Kosovës, Anton Quni e Rrustem Berisha, e të tjerë janë dënuar dje në mungesë nga një gjykatë në Nish të Serbisë. Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykojë qytetarë të Republikës së Kosovës. Aq më pak të zhvilloi procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Si Qeveri do t’i njoftojmë partneret tanë ndërkombëtare për këtë tendencë dhe do të kërkojmë prej tyre të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsa të tilla gjyqësore dhe ndjekjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës me akuza të pabaza dhe jashtë standardeve juridike ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Mustafa po ashtu foli dhe për rezultate e arritura të Qeverisë në tetë vjetërinë e pavarësisë, duke pohuar se është bërë punë e madhe dhe të arriturat janë shekullore.

Ai i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për t’i diskutuar të gjitha çështjet. “Kërkoj nga krerët e opozitës që mos të veprojnë edhe më tutje në këtë formë por të kthehen në kuvend”, tha ai.

Shekulli Agency