Davutoglu konfirmon kundërpërgjigjen ndaj YPG

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se i është kundërpërgjigjur organizatës terroriste YPG e cila paraqet një kërcënim në Azez dhe rrethinë në Siri.

davutoglu-5466Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se i është kundërpërgjigjur organizatës terroriste YPG e cila paraqet një kërcënim në Azez dhe rrethinë në Siri.

Kryeministri Davutollu pas kontakteve në qytetin Erzinxhan (Erzincan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroport.

“Kjo organizatë terroriste që është zgjatim i regjimit të Sirisë dhe bashkëpunëtore e Rusisë, e cila bombardon popullin civil, ndërmori një sulm ndaj qytetit Azez të Sirisë. Qëndrimi ynë ndaj kësaj është i hapur. Gjatë këtij sulmi ka patur edhe provokime ndaj kufirit tonë gjë që me vete solli një situatë për të vënë në veprim angazhimet ushtarake në kufi. Në kuadër të këtyre angazhimeve i është kundërpërgjigjur elementeve në Azez dhe rrethinë të cilat paraqesin rrezik”, -ka thënë Kryeministri Davutollu.

Duke e bërë të ditur se kanë realizua edhe një bisedë telefonike me Zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajdën (Joe Biden), Kryeminsitri Davutollu tha: “Ne i shprehëm qartë edhe zëvendëspresidentit këto zhvillime. I rikujtuam edhe çështjet për të cilat kemi rënë dakord gjatë vizitës së tij të fundit në Stamboll. Për Turqinë, YPG dhe PYD janë një zgjatim i PKK-së dhe paraqesin një kërcënim të hapur dhe të qartë për ne. Ne do të ndërmarrim çdo lloj mase ndaj kësaj”.

Kryeministri Davutollu bëri të ditur se YPG duhet të largohet menjëherë nga Azezi dhe rrethina, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo organizatë nuk duhet ti afrohet Azezit. Nuk do të përpiqet për tha thyer korridorin. Nuk do të punojë në drejtim për të përdorur aeroportin Minnak kundër Turqisë apo opozitarëve dhe duhet të largohet nga ai. Unë këto i përcolla edhe Zt. Bajdën”.

Duke e bërë të ditur se qëndrimi i Turqisë është një qëndrim parimor, Kryeministri Davutollu foli kështu: “Ne mirëpresim 2 milionë e 600 vëllezër tanë. Zemrat tona janë të hapura edhe për më shumë, por jemi të mendimit që shoqëria ndërkombëtare duhet ta ngrit zërin ndaj disa prej tyre që me anë të bombardimeve të qindra mijëra njerëzve shkakton migrimin e refugjatëve vetëm për të shqetësuar Turqinë dhe Evropën”.

/TRT/

Shekulli Agency