SHQIPTARËT MES INFERIORITETIT PERËNDIMOR DHE SNOBIZMIT ISLAM!?

ko-usa-435555Shkruan: Savash VELIU

Është fakt dhe realitet i njohur se shqiptarët janë një ndër popujt më proamerikanë të Ballkanit. Është një e vërtetë e pamohueshme se SHBA-të janë realizues dhe aleat strategjikë i pavarësimit të Kosovës dhe këtë borxh shqiptarët nuk duhet të harojnë se i’a arritën fal Turqisë e cila nuk kurseu anën materiale dhe atë politike e ndërlidhur nga tradita kulturore dhe ajo fetare e cila është gjithnjë e para në ndihmë të shqiptarëve që nga ditët më të vështira të saj.

Shqiptarët këtë akt të pavarësimit nuk mund të lajnë për gjithë jetën e tyre, as ndaj Turqisë e as ndaj SHBA-së. Por ky trend i falemnderimit me kohë u zhvillua njëdimensional falë mediave proamerikane dhe diplomacisë ndërkombëtare që për model e imponoi vetëm botën perëndimore. Por prej ditës së ndërhyrjes Perëndimore për 15 vite çka fitojë Kosova, asgjë, vetëm se jeta stagnoj dhe hyri në dekadenc ekonomike dhe u kthye në një shtet me katastrofë humanitare, derisa ata u akamoduan mbi të lirshëm. Por vitet e fundit ndjesia antiamerikane në botë dhe Evropë sa vjen e shtohet derisa tek shqiptarët ajo mbetet e pandryshuar.

E gjithë Ballkani po rireshtohet derisa shqiptarët janë të përgjumur në këto trende dhe zhvillime të reja strategjike duke anashkaluar faktorët e tjerë të politikëbërjes globale të fuqive të mëdha dhe ata minorët kur dihet se shqiptarët gjenden në një vend gjeostrategjike. Shërbimet sekrete perëndimore dhe ato Ruso-serbe që nga çlirimi e këndej po bëjnë kërdi mbi politikën shqiptare dhe atë Kosovar që si të minimizojnë faktorizimin e tyre në arenën ndërkombëtare duke tendosur punët me Islamin e veçmas me Turqinë, aleaten e vërtetë të tyre dhe ate përmes islamofobisë.

Për të realizuar këto aspirate mbi shqiptarët bota perëndimore vepron përmes bashkëpuntorëve të instaluara në mediumet si kalemxhinj anti-islam të njohur si islamofob destruktiv të koruptuar gjermano-sorosian, kurse për palën ruso-sërbe vazhdojnë të punojnë strukturat e vjetra të UDB-ës që do të thotë se ne mbetemi pa kurrfarë domethënieje në skenën politike ballkanike.

Bota islame nga njëra anë Kosovën e sheh si shtet “Islamo Evropian” dhe kjo është një realitet i pakontestueshëm dhe i natyrshëm por që ndikohet nga faktorët manipulues të brendshëm dhe të jashtëm që e lë atë në dilem karshi islamit si dhe muslimanëve. Kjo për fat të keq u shpreh gjatë votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, kur disa vende islame votuan kundër saj.

Kështu Diplomacia dhe politika sekrete antishqiptare arritën të ngadhnjejnë në skenën ndërkombëtare kundër kauzës kosovare falë  shqiptarëve që kanë vulosur fatin të udhëhiqen nga politikanë amatorë dhe intelektualë joprofesional me pikpamje të ulëta fobiste  njëdimensionale që u bënë shkaktar për t’u larguar nga bota Islame e veçmas Turqisë, e cila sotë është në topformën e saj më të shëndritshëm ekonomiko-ushtarake të rajonit dhe të botës.

Sërbia këto aspirate antikosovare arrin ti kompensoj kur e shtrinë dorën e saj të pajtimit drejt Turqisë dhe botës islame fal kryeministrit Vuçic i cili arrin të citoj disa thënie nga Kurani dhe nga Profeti Muhammed duke mbledhur mbi vete simpatitë e Turqisë dhe botës arabe si një tregues se ata dijnë të intrigojn në momentet kyçe   duke bërë politik dhe diplomaci të pjekur kur është në pyetje qëllimi politik i tyre armiqsor.

Serbia kështu arrin të luajë pa komplekse mes dy boshteve, atë perëndimor dhe atë oriental për ta mbajtur të izoluar Kosovën derisa ne jemi gozhduar në këtë fushë mes “inferioritetit dhe snobizmit” verbërues duke mos lexuar lëvizjet politike që ndryshojnë me shpejtësi marramendëse në vend dhe rajon… mjerisht!

Shekulli Agency