Erdogan u garanton përkrahjen turkmeneve të Bayirbucakut

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka pritur në një takim të veçantë në kompleksin presidencial një delegacion të turkmenëve të Bayirbucakut.

erdo-turNë audiencë mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Turkmenëve në Siri Abdurrahman Mustafa dhe anëtari i këtij kuvendi, Firas Doanxhë.

Sipas informacioneve të marra nga burime pranë presidencës turke Erdoan të ftuarve turkmenë gjatë audiencës në Beshtepe (lagje ku ndodhet pallati presincial. Shën.përkth), u bëri të ditur se është duke i ndjekur personalisht zhvillimet në Bayirbucak.

Sipas të njëjtave burime Presidenti Erdoan theksoi në takim se Turqia është pranë turkmenëve të Bayirbucakut, dhe po punojnë për ta ngritur në qendër të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare tiraninë që regjimi i Esadit, i përkrahësve të tij dhe organizatat terroriste ushtrojnë ndaj popullit të rajonit.

Shekulli Agency