Njësitet e departamentit policor për anti-terrorizëm dhe ato të shërbimit të inteligjecës zbuluan dhe arrestuan dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Ankara.
Dy të dyshuar kamikaz anëtarë të organizatës terroriste DAESH të cilët ishin në përgatitje të një sulmi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, u arrestuan me urdhër të gjykatës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.
Pjesëtarët e Departamentit të policisë për antiterrorizëm në Ankara dhe ekipet e Zyrës së Inteligjencës arrestuan Musa Canöz (28) dhe Adnan Yıldırım (40) me dyshimin se kanë planifikuar sulme në natën e Vitit të Ri në Ankara.
Nga ana e gjykatës u vendos që të dyshuarit të arrestohen për veprat penale “anëtarë të organizatës terroriste” dhe “posedim të mjeteve shpërthyese”. Të dyshuarit u dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Sincan.