Mahmud Dağim, zyrtari i mbrojtjes civile në qytetin Carcanaz që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, në deklaratën e tij ka thënë se avionët luftarak rus kanë bombarduar shkollën Zikar në këtë rajon. Dağim bëri të ditur se si pasojë e bombardimit të avionëve rus kanë humbur jetën 9 persona prej të cilëve 5 janë fëmijë dhe janë plagosur 11 të tjerë, ndërsa shtoi se të plagosurit janë dërguar në spitalet fushore në qytet.
Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator kishte njoftuar për fillimin e operacioneve ajrore kundër organizatës terroriste DAESH në Siri, mirëpo avionët rus më shumë marrin si objektiv shtabet dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar si dhe vendbanimet civile në qytetet Humus, Hama, Idlib dhe Halep.