Bota pasi zihet ngushtë, i afrohet tezës së Turqisë për Sirinë

Sipas lajmit të gazetës “Yeni Şafak”, vendet Perëndimore që e shihnin ftohtë tezën e Turqisë për krijimin e zonës së ndalim fluturimit dhe rajonit të sigurisë në Siri, pas zgjedhjeve të 1 nëntorit e kanë ndryshuar politikën e tyre.

parlamenti-turqiKëto vende që ëndërronin për një qeveri të dobët në Turqi dhe që nuk dëshironin që ajo të ishte ndikuese në çështjen e Sirisë, u kapën mat me kërkesën e popullit për një qeveri të fuqishme.

Zgjedhjet e 1 nëntorit treguan bindshëm vullnetin e popullit për qeverisje një partiake duke bërë të mundshëm krijimin e një qeverie të fuqishme vendimmarrëse.

Evropa që u detyrua të përballet me problemin e emigrantëve, filloi të mendojë për politikën e Turqisë në lidhje me Sirinë.

Shekulli Agency