Nisma e Presidentit Erdogan kalon kufijtë e Turqisë

Nisma për romët e filluar në vitin 2010 nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan që në atë kohë ishte kryeministër, nuk është kufizuar vetëm me kufijtë e Turqisë.

taip-erdoganShoqata e Romëve të Ballkanit që u themelua me mbështetjen e Republikës së Turqisë, zhvillon punime për të përmirësuar kushtet e jetesë dhe për të penguar diskriminimin e romëve në hapësirën gjeografike të Ballkanit.

Republika e Turqisë vazhdon të zërë vend pranë popujve të pafajshëm pa bërë diferencim në gjuhë, fe apo racë.
Presidenti Erdogan, në periudhën kur ishte kryeministër, në vitin 2010 filloi iniciativën e romëve dhe u bë shpresë për të gjithë ata që margjinalizohen në të katërta anët e botës.

Me iniciativën e Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit dhe mbështetjen e instituteve shtetërore të Republikës së Turqisë, në vitin 2013 u themelua Shoqata e Romëve të Ballkanit.

Kjo shoqatë që zhvillon organizime në 11 vende të Ballkanit, vazhdon punimet për ti dhënë fund diskriminimit në fushat sociale dhe ekonomike të këtij komuniteti.

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e shoqatës u takuan në Bosnje-Hercegovinë.
Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Musa Serder Çelebi, si fillim vizitoi Ambasadën në Sarajevë.

Më pas delegacioni u prit nga anëtari i presidencës treshe të Bosnje-Hercegovinës, Bekir Izzetbegoviç dhe me autoritete të tjera të vendit.

Musa Serdar Çelebi, bëri të ditur se është e pamundur që Turqia të qëndrojë indiferente ndaj romëve të Ballkanit.

“Në botë jetojnë 15 milion romë, në Ballkan jetojnë 8 milionë. Sigurisht që ne kemi lidhje historike me ta pasi kemi jetuar bashkë për 6 shekuj. Ne kemi filluar të punojmë sëbashku” tha Ai.

Çelebi, pas takimeve në Bosnje, tha se autoritetet vendore kanë dhënë fjalën se do të krijojnë një komitet pakice ku të marrin pjesë edhe romët që jetojnë në Bosnje-Hercegovinë.

Më pas në Sarajevë u zhvillua një konferencë ku merrnin pjesë edhe liderët e komunitetit rom.
Kryetari i Barom dhe njëkohësisht ministri i shtetit të Maqedonisë, Necdet Mustafa tha se qëllimi i tyre është që romët të kthehen në individë të dobishëm për shoqërinë.

“Problemet më të rëndësishme të romëve, do ti zgjidhim në mënyrë të përhershme në platformën institucionale. Si fillim do të punojmë për problemet më të rëndësishme për të cilat do të hedhim hapa të sigurta, si për arsimin, shëndetësinë dhe integrimin.

Mustafa që është edhe me origjinë rome, shprehu mirënjohjen për institucionet turke për mbështetjen e tyre.

Shekulli Agency