Erdogan kritikoi mosveprimin e bashkësisë ndërkombëtare mbi konfliktin sirian

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vuri në pikëpyetje “legjitimitetin” e organizatave ndërkombëtare

taipPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot fuqitë botërore dhe organizatat ndërkombëtare  për dështimin e tyre për të vepruar në drejtim të dhënies fund të krizës siriane.

Duke folur në takimin e Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë, Erdogan vuri në pikëpyetje “legjitimitetin” e organizatave ndërkombëtare për paaftësinë e tyre për të parandaluar gjendjen e vështirë në Siri.

“Ndërgjegja e njerëzimit nuk mund të injorojë një strukturë e cila nuk ndërmerr veprime kur 370 mijë njerëz janë masakruar në mënyra të egra dhe gjakatare në Siri. Institucionet ndërkombëtare që nuk i japin prioritet njerëzimit dhe jetës së njeriut mund të kenë status ligjor por ata kurrë nuk mund të tejkalojnë problemet e tyre të legjitimitetit”.

Erdogan më tej tha se organizatat ndërkombëtare ishin përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të pafajshëm, derisa ata kishin fuqinë për të parandaluar atë që të ndodhte.

Presidenti turk gjithashtu komentoi edhe mbi krizën e refugjatëve.

“Ne vazhdimisht jemi ballë për ballë me këtë krizë dhe kemi vështirësi për çdo ditë, ndërsa shumë vende e ndjekin atë nga mediat dhe shumë liderë të huaj përpiqen të gjejnë zgjidhje për këtë, por vetëm në letër”.

“Kushdo që hedh vaj në zjarrin sirian do të gjej veten në të njëjtin zjarr”.

Sipas shifrave të OKB-së, lufta shkatërruese civile në Siri, e cila tani është në vitin e pestë, ka marrë jetën e 250.000 personave, dhe ka shndërruar këtë vend në burimin më të madh të refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Erdogan kritikon mosveprimin e bashkësisë ndërkombëtare mbi konfliktin sirian.

Shekulli Agency