Hahn: Dhuna nuk ka vend në një shtet demokratik

HahnKomisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn u ka thënë deputetëve se MSA-ja nuk mund t’i rregullojë marrëdhëniet e brendshme të Kosovës por këto duhet t’i zgjidhni vet, duke respektuar institucionet dhe ligjet e Kosovës.

Ai duke iu drejtuar deputetëve të Kosovës, tha se MSA është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian por sfida tjetër është zbatimi i saj që ka të bëjë me të gjithë, duke nis nga institucionet, bizneset dhe shoqëria civile.
Hahn shtoi se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet me Serbinë dhe Kosova nuk fiton shumë nga dialogu por mund të humb shumë nëse nuk merr pjesë në këtë dialog.

Ai tha se duhet të ketë respekt për institucionet që janë krijuar me votën e lirë.
“Opsesioni dhe dhuna nuk kanë vend në një shtet demokratik. Ata që kanë opsesionin kanë humbur argumentet. Të përzgjedhurit e qytetarëve mund të shprehin dhe të votojnë në Kuvend, respekti për principet demokratike do të thotë se ky kuvend do të luaj rolin e vet por vetëm me mjete demokratike”, tha ai.

Shekulli Agency